E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, deputetët diskutojnë në seancën e lirë

Në fillim të seancës deputeti opozitar Ilir Beqja, duke folur për rritjen e fundit të pensioneve, e cilësoi vendimin e qeverisë një tallje për pensionistët. Sipas tij, shtesa mujore e faturave të energjisë dhe e ujit është pesë herë më e madhe, se sa shtesa e fundit e pensioneve.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Selami Xhepa u ndal tek çështja e borxheve, të cilën e konsideroi një temë të vjetër edhe për shoqëritë e zhvilluara në botën e sotme, ndërsa kritikoi siç u shpreh ai spekulimet e opozitës lidhur me gjendjen e borxhit publik në vend.

"Shqipëria do të vijojë të jetë edhe për një kohë të gjatë një vend borxhmarrës, pasi kemi nevojë për reforma. çështja është që borxhet të jenë të pagueshme dhe të mos dëmtojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit", nënvizoi deputeti Xhepa.

Aksioni i fundit i ndërmarrë nga Inspektorati i Ndërtimit për prishjen e një numër ndërtimesh pa leje në Vlorë, Ksamil, Hamallaj, etj., u denoncua sot në Kuvend nga deputeti socialist, Arben Malaj. "Vetëm politikat strategjike të zhvillimit do të pakësonin informalitetin", u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›