E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Te rritet fondi per te perndjekurit

Ish-ministri i Drejtesise, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumcci flet per domosdoshmerine e disa ndryshimeve ligjore per ish te perndjekurit politik. Ne nje intereviste per "Koha Jone", Bumcci thekson se eshte e nevojshme edhe nje shtim i shumes per demshperblimin financiar te tyre. Duke theksuar faktin se qeverisja e drejtuar nga PD ne keto tre vite ka bere me shume se ccdo qeveri tjeter me pare, Bumcci e ve theksin edhe te vonesat qe jane ardhur persa i perket kompensimit fizik. Po keshtu deputeti i PD-se flet edhe per paktin e drejtesise mes mazhorances dhe opozites, kur lideri i kesaj te fundit ne menyre te pajustifikuar ka deklaruar edhe mbylljen e bashkepunimit. Kjo deklarate, sipas Bumccit vjen ne nje kohe kur deputetet e PS-se po tregojne vullnet per te bashkepunuar per kete reforme dhe tregon amullin qe zhvillohet brenda PS-se.

Kryeministri Berisha pak dite me pare i ka bere thirrje opozites ti permbahet paktit per drejtesine. Ku konsiston me qarte ky pakt dhe cili eshte devijimi qe po i ben opozita?

Pakti konkretisht perfaqeson nje marreveshje ndermjet shumices dhe pakices ne lidhje me reformen ne drejtesi. Por ne nje kuptim me te gjere, pakti per drejtesine perfaqeson perpjekjen per krijimin e nje kulture te re politike ne vend ne lidhje me menyren sesi duhet te kryhen reformat ne fusha shume te rendesishme, sic eshte edhe drejtesia. Parimet qe kane udhehequr qeverisjen demokratike per kryerjen e reformave ne vend, kane qene gjithe perfshirja, transparenca, dhe perputhshmeria me standardet me te larta perendimore. Pakti per drejtesine u vendos pikerisht mbi keto premisa. Vullneti i ndersjellte per bashkepunim, eshte i domosdoshem edhe ne aspektin praktik,ratike eshte tuar per kete ceshtje.hte e nevojshme te behen rishikimene ligj si dhe te bshtoh meqenese ligjet ne fushen e drejtesise kerkojne nje shumice te cilesuar. Mungesa e vullnetit nga njera pale, pra pamundesia per te arritur 84 vota, do te thoshte qe edhe pse ndryshimet ligjore ne fushen e drejtesise do te ishin te domosdoshme, ne nuk do te arrinim te kalonim asnje ligj, cfare do te kishte pasoja te drejtperdrejta per qytetaret shqiptare. Nga ana tjeter, per shkak te vecantise te sistemit te drejtesise, ku dallimet ideore luajne nje rol shume te vogel, behet me e lehte qe palet, pavaresisht dinamikes se jetes politike ndermjet qeverise dhe opozites, te bien dakord per ta trajtuar reformen ne drejtesi ndryshe nga menyra se si do te mund te trajtonin fushat e tjera te politikberjes. Ky eshte thelbi i paktit per drejtesine. Dhe ne kemi arritur qe kete fryme ta perthyejme ne masa konkrete ligjore. Keshtu, kemi kaluar me konsensus ligjin per pushtetin gjyqesor; realizuam ndryshimet kushtetuese ku ne disa dispozita prekej dhe sistemi i drejtesise sic ishte vendosja e nje mandati te kufizuar kohor per prokurorin e pergjithshem, dhe ndryshimi i marredhenies me Kuvendin nga informim ne raportim; ndryshuam bashkerisht rregulloren e kuvendit, edhe pse mund te behej ne menyre te njeanshme nga shumica, duke permiresuar ndjeshem proceduren qe ndiqet ne emerimin e kandidaturave per gjyqesorin apo institucionet e tjera kushtetuese. Nese deri dje ne kishim te drejte te shqyrtonim vetem kriteret formale te nje kandidature, sot mund te shqyrtojme dhe meriten e kesaj kandidature per t'u zgjedhur ne majen e gjyqesorit shqiptar. Pertej ketij konteksti pozitiv, qe eshte inkurajuar nga qeveria demokratike dhe mirepritur e pershendetur nga nderkombetaret, krejt papritur kemi nje deklarate te kryetarit te Partise Socialiste kunder kesaj fryme, qe nuk vjen ne formen e kundershtimit te njeres nga nismat ne fushen e drejtesise ne kuvend, por ne forme te pergjithshme deklarative.

Si e vleresoni deklaraten e Edi Rames, sipas te ciles opozita do te bashkepunoje per drejtesine vetem pas zgjedhjeve? C'kosto sjell ky kusht?

Nderkohe qe deri tani sjellja e opozites ne Komisionin e Ligjeve nuk flet per nje ndryshim qendrimi ne lidhje me paktin e bere ne fushen e drejtesise, deklaratat e z. Rama krijojne amulli duke te dhene edhe pershtypjen e vullneteve te ndryshme brenda Partise Socialiste. Nga ana tjeter, vete deklaraten e z. Rama, do ta vleresoja me shume si nje pasqyrim i dy faktoreve; afrimit te dates se zgjedhjeve dhe dinamikes brenda te majtes, ku ashpersimi i aksionit politik nga ana e LSI, ne nje fare menyre ben qe dhe PS te ashpersoje qendrimin ndaj qeverise dhe shumices edhe per ceshtje qe jane ne karakterin e tyre apolitike, sic eshte drejtesia. Kjo eshte menyra e vetme se si une e lexoj kete deklarate, dhe sic e thashe dhe me lart deri tani nuk verejme asnje veprim konkret te PS-se, qe te pasqyroje kete qendrim te ri. Nese ky qendrim i ri nuk do te ishte vetem deklarativ por do te materializohej, atehere problemet dhe pasojat do te ishin te shumta. E para, do te kishte kosto per vete PS, sepse do ti paraqiste qytetareve shqiptare nje force politike e cila pa asnje argument dhe alternative bllokon reformen ne drejtesi duke shkaktuar kosto te drejtperdrejte per ata dhe per procesin integrues te vendit. Po te njejtin efekt do te kishte ky qendrim dhe per partneret nderkombetare, te cilet kane pershendetur bashkepunimin ne kete fushe. Per me teper, asgje nuk do te ndryshonte pas zgjedhjeve sepse arritja e nje shumice qe kontrollon 84 vota, duket pothuajse e pamundur. Dhe se dyti, prishja e kesaj fryme tani, do ta bente shume te veshtire krijimin e besimit per te rifilluar perseri.

Mazhoranca ka caktuar si pike prioritare ne axhenden e saj edhe heqjen e imunitetit te deputeteve. Pse nuk po behet realitet kjo nisme?

Kjo eshte shume e vertete, PD ka qene pro heqjes/kufizimit te imunitetit dhe kur ishte ne opozite dhe vazhdoi te mbante te njejtin qendrimin dhe kur erdhi ne qeverisje te vendit. U propozua nga ana jone ne kuvend, nje nisme e cila bazohej ne praktiken e kuvendit gjerman per kufizimin e imunitetit. Meqenese kjo nisme u kundershtua nga opozita, per te deshmuar qe ishim serioze dhe nisma nuk u ndermor ne forme presioni ndaj askujt, kerkuam opinionin e komisionit te Venecias, i cili dha opinionin e tij, se kufizimi i imunitetit mund te miratohej me shumice te cilesuar, duke nenkuptuar me kete nevojen per te perfshire opoziten. Me ardhjen e kesaj pergjigjeje, ne e riperseritem nismen tone ne kuvend, por opozita perseri e kundershtoi ate duke ndermarre nje farse, sic ishin deklaratat e deputeteve socialiste per heqjen e imunitetit. Imuniteti nuk eshte nje prone e individit por e institucionit, dhe si i tille nuk mund te kufizohet me vetdeklarata, por me nje akt te kuvendit. Perballe kesaj situate ne vendosem politikisht, qe si shumice t'iu pergjigjeshim pozitivisht cdo kerkese te organit te akuzes per heqje imuniteti, pavaresisht merites se kerkeses. Dhe e kemi vertetuar kete ne dy raste konkrete. Qendrimi i PD-se ne kete ceshtje eshte shume i qarte dhe i vendosur, cfare i jep kesaj force kredo morale. Problemi qendron te opozita, e cila ne nje menyre aspak dinjitoze kundershton nje nisme shume te rendesishme ne luften kunder korrupsionit, e cila kerkohet ne menyre shume te qarte nga Keshilli i Evropes, Bashkimi Evropian dhe SHBA. Cfare duhet te mendojne qytetaret shqiptare, dhe vete votuesit e PS, kur kjo force eshte kunder kufizimit te imunitetit!?

Po keshtu nje ceshtje e mbetur pezull eshte edhe hapja e dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Mendoni se kjo nisme mund te miratohet dhe te funksionoje perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare?

Te gjitha vendet e ish-lindjes komuniste kane miratuar ligje per pastertine e figures se zyrtareve te larte, ose sic quhen ndryshe ligjet e lustracionit. Dhe ne Shqiperi nje ligj i tille eshte miratuar per here te pare ne vitin 1995, por ardhja e se majtes ne pushtet ne vitin 1997 e degradoi zbatimin e ketij ligji, duke ndermarre disa nisma qe kufizuan zbatimin e tij. Kjo mangesi, beri qe te rikthehej vemendja ne kete ceshtje dhe ne kete legjislature, sic pasqyrohet ne depozitimin ne Kuvend te tre nismave ligjore. Ligji ka filluar te diskutohet qe ne fund te qershorit, por ne e shtyme miratimin e tij duke deshiruar qe dhe opozita te behej pjese e kesaj nisme shume te rendesishme ligjore. Per fat te keq, deri me sot PS, nuk e ka dhene konsensusin e saj per kete nisme. Nga ana e PD, ekziston nje vullnet i qarte politik per ta miratuar me konsensus dhe shpresojme qe te ndodhe keshtu, sidoqofte ne nuk do ta arkivojme kete nisme edhe nese opozita nuk jep mbeshtetjen e saj.

Qeveria e drejtuar nga Berisha eshte edhe ne vitin e fundit te mandatit te saj. Cilat jane pikat ne te cilat mendoni se duhet te punohet me fort ne keto muaj te mbetur perpara zgjedhjeve?

Nuk ka qeveri qe te kete realizuar me shume, gjate nje mandati qeverises se sa kjo qeveri e drejtuar nga PD. Ne po realizojme nje revolucion ne infrastrukturen e vendit i cili po ndryshon imazhin tone per Shqiperine. Ndertimi i akseve kryesore kombetare dhe shume rrugeve te tjera dytesore, po i ben te prekshme zona te cilat perceptoheshin si shume te largeta. Me perfundimin e ketij plani kombetar ne infrastrukturen e vendit, ne Shqiperi nuk do te kete me zona te margjinalizuara. Ndersa rruga Durres -Kukes, do te ndryshoje ne menyre rrenjesore perfytyrimin tone per hapesiren shqiptare dhe Kosoven, duke krijuar mundesi te pa imagjinuara me pare. Kjo qeveri, ka kryer nje revolucion ne fushen fiskale dhe permiresimin e klimes se biznesit. Banka Boterore na renditi te dytet ne bote per ritmin e reformave ne kete fushe kete vit. Kjo qeveri, ne tre vite ka arritur te ndryshoje perceptimin e te huajve per shqiptaret dhe vendin e tyre. U nenshkrua MSA, eshte ratifikuar pothuajse nga te gjithe anetaret e BE-se. Morem ftesen per anetaresim ne NATO dhe vitin qe vjen pritet anetaresimi i plote, si dhe kane filluar negociatat per liberalizimin e plote te vizave me BE-ne. Kete vit, Shqiperia u vizitua nga mbi 2 milion turiste qe kane tashme nje tjeter imazh per kete vend. Per kohen e mbetur, une mendoj se duhet te perqendrohemi tek problemi i kompensimit te pronareve historik, duke filluar sa me pare procesin e kompensimit fizik, sepse procesi i kompensimit financiar ka kufizimet e tij. Qeveria ka arritur te identifikoje toke bujqesore, pyje dhe kullota te cilat, nuk kane pronare dhe duhet te perdoren per kompensimin fizik. E dyta eshte procesi i demshperblimit te te perndjekurve politik, ku eshte e nevojshme te behen rishikime ne ligj si dhe te shtohet shuma e percaktuar per kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›