Basha zhvillon mitingun e parë virtual – bisedon me rreth 3500 veta në internet

Kandidati Lulzim Basha u përgjigjet pyetjeve të mbështetësve të tij në internet, duke dhënë shembullin e parë të modelit që do ketë administrimi i tij për kryeqytetin. “Komunikimi ‘live’ ka zgjatur për më shumë se një orë, ndërkohë që e premtja shpallet paraprakisht, dita kur tiranasit do të bashkëbisedojnë me kryebashkiakun e tyre të ri
Kandidati i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, bashkëbisedon me fansat në Facebook çdo ditë nga ora 18-19. Basha i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve, të cilët kishin postuar shqetësimet e tyre në faqen zyrtare të kandidatit demokrat. Edhe pse s’ishte një aktivitet shumë i reklamuar, që në natën e parë, ai mbërriti në përmasat e një mitingu virtual, pasi sipas informacioneve paraprake, kryebashkiaku i Tiranës ka mundur t’u japë përgjigje ndërhyrjeve në internet të rreth 3500 fansave të tij në rrjetin “facebook>
Ky do të jetë një ritual i përditshëm i Bashës, i cili do të bashkëbisedojë me fansat e tij por jo vetëm, duke dëgjuar prej tyre shqetësimet dhe hallet e përditshme.
Dje, Basha i njohu qytetarët me programin e tij të qeverisjes së Tiranës si për uljen e taksave, zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e dy linjave të tramvajit, Kombinat – Kinostudio dhe Bregu i Lumit – Selitë, si dhe transparencë të plotë për çdo taksë të mbledhur si dhe shpenzimin e saj në formë shërbimesh ndaj komunitetit.
Të gjithë qytetarët mund të dëgjojnë bashkëbisedimin e Bashës me fansat dhe qytetarët e Tiranës në likun: http://www.justin.tv/bashapertiranen