E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Detajet e abuzimeve të Qazim Sejdinit në Bashkinë e Elbasanit, sipas një dokumenti shtetëror

26-04-2011 / Gazeta 55

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është shtrirë në disa vite, ka nxjerrë në pah abuzime të shumta me fondet e buxhetit të shtetit në bashkinë Elbasan, që kapin shumat e dhjetëra milionë lekëve. Kontrolli i KLSH-së ka pasur në qendër shkelje ligjore që konstatohen në fusha të ndryshme, si në fushën e prokurimeve, urbanistikë, në tatim-taksa, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në fushën e shpërblimeve, në fushën e shpenzimeve operative, në sistemin e pagave, në mungesën materiale, si edhe në shkelje të disiplinës financiare. Nga të gjitha këto fusha ku është shkelur ligji, fusha e prokurimeve zë vendin e parë, për sa i përket shumës së parave të shpërdoruara. Ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2007-2008 dhe 9-mujorit të vitit 2009.
Nga kontrollet e ushtruar përgjatë vitit 2008 nga ekipet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera nga Bashkia Elbasan e drejtuar në këto vite nga Z. Qazim Sejdini. Shkeljet me dëm ekonomik janë konstatuar si më poshtë: Abuzimet në dieta dhe paga: Bashkia Elbasan  824.000 lekë. Shkeljet me dëm ekonomik në Tatim-Taksa janë me vlerën respektive: 505.000 lekë për mosvjeljen e taksave vendore. Shkeljet me dëm ekonomik në fushën e prokurimeve: 1.352.000 lekë. Shkeljet me dëm ekonomik në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore: 875.000 lekë, për mosarkëtim qiraje të ambienteve të marra nga subjekte private. Më poshtë paraqesim shkeljet e dispozitave ligjore në fushën e shpenzimeve, me pasojë dëm ekonomik, të konstatuara në vitin 2008  nga raporti i KLSH-së në fushën e pagave dhe shpërblimeve, dëmi ekonomik rezulton në Bashkinë Elbasan me një vlerë dëmi prej 1,038 mijë lekë, që përfaqëson përfitim page në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi nga punonjësit shumësportësh. Në fushën e prokurimeve, vlera e shkeljeve të konstatuara në 2008 ka rezultuar në Bashkinë Ebasan, me 277 mijë lekë punime të pakryera.
***
Sakaq momentalisht Bashkia Elbasan gjendet në vështirësi të madhe financiare për shkak të borxhit të krijuar përgjatë 2 viteve të fundit ku janë tenderuar 29 punë pa pasur likuiditetin e nevojshëm për të mbuluar shpenzimet. Për shumë kohë ky fakt, tashmë i pamohueshëm sot, është i mbajtur fshehtë qytetarëve, biznesit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. E njëjta logjikë operimi është ndjekur edhe në 2010, ku investimet në infrastrukturë janë bërë me paratë e firmave dhe jo me paratë e buxhetit të bashkisë. Logjika është e thjeshtë: të ardhura që realizonte ishin rreth 7 miliard (viti 2009-2010), ku përfshihet edhe granti i pakushtëzuar që sjell çdo vit qeveria, që është në kuotat e 4 miliard lekë. Nga këto shpenzime për pagat Qazim Sejdini harxhon 2.96 miliard lekë për fondin pagave, kjo ardhur si pasojë e fryrjes tej mase së strukturës së Bashkisë, duke mos shoqëruar me analizën pse duhesh dyfishimi i punonjësve të bashkisë nga 326 në 660, pavarësisht se shërbimet janë mizerabël. Kryetari i bashkisë me një politikë abuzuese shpenzon plot 3 miliard lë shpenzime administrative (karburant, letër, toner, dieta, etj). Kurse për Pastrimin bashkia harxhon 700 milion lekë, për sportim 2.40 milion, ndriçimi 240 milion, për gjelbërimin me të tretët 140 milion. Me një total: 7.3 miliard. Kuptohet vetiu nëse t’i mbledh 7 miliard lekë taksa dhe tatime dhe  shpenzon më shumë se mbledh në shpenzime administrative, kjo do të thotë se s’ke para për investime.
Këtu hyn borxhi i firmave privat që kanë shpenzuar 3 miliard lekë nga xhepi i tyre, në një moment kur bashkia Elbasan e kryetarin Sejdini s’ka asnjë para për t’i shlyer detyrimet. Prandaj Bashkia Elbasan është në kolaps, sikurse ekonomistë do ta quanin të falimentuar pasi nuk investon s’ka rritje të të ardhurave. Të mos harrojmë këtu se Bashkia Elbasan ka marrë rreth 8 miliard lekë kredi, me normë interesi 8 %,që do të thotë hua për 12 miliard lekë. Akumulimi i borxheve ka ardhur për shkak se janë tenderuar brenda vitit 2009 plot 29 punë publike, që s’kanë pasur koperturën e nevojshme financiare për të paguar klientët. E gjithë kjo ka ardhur nga mos realizimi i të ardhurave që ka qenë vetëm 56 përqind. Mungesa e të ardhurave në buxhet vjen tërësisht nga puna e dobët e administratimit. Buxhet i Bashkisë është tërësisht i disbalancuar. Numri i punonjësve është dyfishuar dhe për rrjedhojë edhe fondi i pagave, ndërkohë që performanca ka rënë.
Pikat e dobëta të bashkisë së sotme: 
• Buxhet i disbalancuar. Kryetari, për vitin 2010, kërkoi nga këshilli bashkiak miratimin e një buxheti 12.8 miliard leke (të vjetra). Këshilli i miratoi 9.8 miliard ndërkohë që fakti 2009 ishte 7.1 miliard. (Plot 2.7 miliard të pabazuara-fiktive të cilat i përdori për të hapur tenderë e ndërkohë kreu punime dhe nuk pagoi firmat duke krijuar borxhe…sa??) • Kërkoi kredi të pajustifikueshme, për investime. Pra kostoja do të rendojë dyfish mbi qytetarët (640 milion lekë të vjetra e cila kur lahet shkon dyfish, pra investime të zakonshme me dyfishin e vlerës) • Ka rritur numrin e punonjësve rreth dyfish në katër vjet. Për pasojë, fondi i pagave është mbi dyfishuar (Nga 1.4 miliard në v. 2006 në 2.86 miliard në v. 2009 dhe 2.97 miliard në vitin 2010). •    Ka rritur në mënyrë të pajustifikuar shpenzimet operative sidomos ato administrative. • Ka rritur shpenzimet për shërbime pa sjelle përmirësim të këtyre shërbimeve. • Ka krijuar një deficit rreth 900 milion lekë me firmën e pastrimit e cila e ka kaluar çështjen në proces gjyqësor (krijohet borxh i ri). • Pakësimi i të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve ka sjellë uljen drastike të investimeve të bazuara në buxhetin e pavarur. Ndërkohë vazhdon investimet elektorale me tendera pa mbështetje financiare duke thelluar borxhin. • Borxhi i krijuar është afërsisht sa rritja e panevojshme e fondit të pagave gjate tre viteve. Pra borxh i krijuar totalisht nga keq administrimi veç mundësive të tjera. • Problem është edhe situata financiare e firmave që nuk kanë marrë paratë. Në vend që të stimulohet biznesi, futet në krizë. • Një shikim i kujdesshëm i prokurimeve tregon se ka një numër të vogël firmash të privilegjuara që kapin tendera me vlera të mëdha dhe pothuaj pa ulje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›