E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hushi - Sejdini perballja per Elbasanin

Hushi Do i jap Elbasanit nje fytyre te re

Durim Hushi kandidon si perfaqesues i LSI-se per bashkine Elbasan duke pasur perballe nje ish-shokun e tij kryetarin aktual Qazim Sejdini. I formuar politikisht ne PS Hushi u largua pasi ishte nje nder pjesemarresit ne votimin e ndaluar te presidentit Bamir Topi.

Duke u cilesuar si nanoist ai mbeti jashte PS-se dhe shume shpejt iu bashkua LSI-se. Me kete logo ai kerkon qe te fitoje nje nga dy bashkite me te medha ne vend. Ne intervisten per Shekullin Durim Hushi shpjegon projektet e tij per qytetin e Elbasanit dhe shpall prioritet e bashkise ne rast se ai fiton.

Zoti Hushi ju kandidoni per bashkine Elbasan perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Qyteti ndodhet ne momentin e tij historik per te realizuar nje hop cilesor te zhvillimit. Qeveria ka vendosur te rrise ne menyre te konsiderueshme investimet ne qytet ka vendosur te shnderroje Elbasanin ne qytetin e dyte me te madh ekonomik pas Tiranes.

Ndertimi i rruges se re Elbasan - Tirane shpallja zyrtare e Parkut Industrial ndertimi i nje kampusi te ri universitar e te tjera do te krijojne nje impakt pozitiv ne zhvillimet e qytetit. Qyteti duhet te pergatitet per te reflektuar ndryshimin dhe per ta prekur ate. Ve ne dispozicion te ketij projekti gjithe eksperiencen time drejtuese menaxhuese dhe mire administruese.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Kundershtari im eshte personazh pa formim te pershtatshem intelektual per te drejtuar qytetin. Minimumi ai nuk ka arsimim e pershtatshem per te menaxhuar nje qytet i cili krenohet me te kaluaren e tij te mbeshtetur tek arsimi dhe me nje te ardhme orientuar drejt zhvillimit te metejshem te universitetit tone rajonal. Kundershtari im konsiderohet si nje figure qesharake me karakter popullor me nje te kaluar dhe te tashme te dyshimte.

Kundershtari im rikandidon e ne kete kendveshtrim ai eshte i njohur per mungesen totale te vizionit per zhvillimin e qytetit paaftesine menaxhuese e administrative masakren urbane dhe sidomos per perdorimin e funksioneve te tij te deritanishme ne sherbim te fuqizimit pa mase te biznesit te tij familjar e klientelist.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Plani im ka te beje me nje projekt racional te zbatimit te nje strategjie zhvilluese te qytetit e me gjere mbeshtetur ne eksperienca pozitive lokale e rajonale dhe sidomos ne resurset ekzistuese te injoruara deri tani.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Qytet modern universitar me infrastrukture te zhvilluar sidomos ne zonat informale pa plehra me mundesi turistike qytet ku lulezon kultura e sportietj.

fare u premtoni biznesmeneve

Mundesi te reja dinjitet barazi para ligjit partneritet tregje te reja.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Nuk do te kete taksa te reja.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

Duke bere ate qe nuk ka dashur te beje kryetari i deritanishem i bashkise. Do te kete fushe te re te grumbullim perpunimit te plehrave dhe pastrim total te krejt territorit.

Cili eshte plani juaj per gjelberimin e qytetit

Do te shfrytezoj per gjelberim cdo hapesire urbane qe ka mbetur pa u betonizuar nga kryetari i deritanishem i Bashkise. Kam projektin tim te shtimit dhe mireadministrimit te hapesirave te gjelbra qe rrethojne qytetin.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Pushteti vendor duhet te mire administroje te ardhurat e veta ne radhe te pare qe jane shume te medha. Nese kjo ndodh nese kjo argumentohet e provohet nuk ka arsye qe te mos perfitoje mbeshtetje suplementare nga qeveria qendrore. Qeveria cfaredo ngjyre politike te kete eshte e interesuar te mbeshtese shtetasin kudo qe ai jeton.

Kryetari i bashkise duhet ta konsideroje qeverine si partnere dhe jo si organizem i cili perpiqet ta pengoje ne realizimin e projekteve te tij per sherbime cilesore ndaj qytetarit. Kam konstatuar se kryetari i deritanishem i bashkise akuzon qeverine per deshtimet apo mosrealizimet e premtimeve te tij. Dhe me rezulton e kunderta ai ka pasur mbeshtetje te kenaqshme nga qeveria.

Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj

Kryetari i bashkise bashkerendon me organet kompetente per ruajtjen e rendit dhe sidomos te qetesise ne qytet. Ky eshte nje obligim ligjor. Mendoj se kryetari i deritanishem i bashkise nuk ka dashur te bashkerendoje per kete qellim.

Sejdini Perse rikandidoj per bashkine e Elbasanit



Qazim Sejdini garon nen siglen e Partise Socialiste per nje mandat te dyte ne bashkine Elbasan pas kater viteve te cilat ai vete i konsideron si shume te suksesshme. Vete Sejdini pohon ne kete interviste per Shekullin se projekti i tij per Elbasanin nuk ka perfunduar ende.

Rikandidoj per te ndertuar nje ekonomi dinamike dhe produktive te se ardhmes per te vazhduar investimet ne sherbimet publike per te vazhduar ndertimin e nje qeverisje lokale te mireqenies ne baze te te drejtave dhe pergjegjesive per te vazhduar nje menaxhim me te mire dhe efektiv te burimeve lokale- thote kreu aktual i bashkise. Ai shpjegon ne detaje projektet e tij dhe vizionin qe ka per zhvillimin e Elbasanit ne kater vitet e ardhshme.

Zoti Sejdini perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Une besoj se qytetaret e Elbasanit do te vleresojne punen e bere ne keto kater vjet se bashku. Une besoj qe zgjedhja per qytetaret duhet te vije nga ndryshimet pozitive te ndodhura ne qytet qe i shohim cdo dite dhe nga ajo qe te gjithe ndjejne ne zemrat e tyre per qytetin tone te dashur dhe madheshtor.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Nuk me intereson kundershtari.

Plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Ndryshimet e shumta pozitive qe ne kemi arritur ne keto kater vjet se bashku me qytetaret e Elbasanit i kemi arritur ne saje te deshires vullnetit dhe punes se perbashket per ta zhvilluar dhe perparuar qytetin duke qene te gjithe se bashku per te miren e qytetit tone. Qe nga Maji 2007 ne kemi hedhur themelet e nje Elbasani ekonomia e te cilit eshte duke u permiresuar ku investimet kane permiresuar cilesisht sherbimet publike ku investimi njerezor eshte rritur ndjeshem ku qytetaret kane ze dhe ku madheshtia e Elbasanit eshte duke u rikthyer.

Bashkia e ka vleresuar maksimalisht detyrimin e saj per tju pergjigjur gjithnje e me shume vullnetit dhe ndryshimeve qe qytetaret kane kerkuar. Se bashku me qytetaret ne kemi punuar per modernizimin e Elbasanit duke synuar qe te gjithe te medhenj e te vegjel kudo qe jetojne anembane qytetit te jene krenare per qytetin dhe te kene nje shans te barabarte per te perfituar nga mundesite qe ky qytet ofron mundesi te krijuara me punen shembullore te brezave.

Pasiviteti dhe pritshmeria ja kane lene vendin veprimit kerkeses lobimit bashkepunimit te ngushte me institucionet nderkombetare ngritjes se zerit prane cdo strukture te pushtetit qendror ne mbrojtje te interesit te qytetit dhe qytetareve. Kjo qasje e re i ka inkurajuar te gjithe si qytetaret ashtu edhe pushtetin vendor duke dhene rezultate te cilat sot i shohim dhe i prekim cdo dite. Por keto jane vetem themelet e ndryshimit te madh.

Tani eshte mundesia per te ndertuar te ardhmen e duhur per te bere mandatin e dyte bazen per nje program radikal te rinovimit te Elbasanit Per te ndertuar nje ekonomi dinamike dhe produktive te se ardhmes per te vazhduar investimet ne sherbimet publike per te vazhduar ndertimin e nje qeverisje lokale te mireqenies ne baze te te drejtave dhe pergjegjesive per te vazhduar nje menaxhim me te mire dhe efektiv te burimeve lokale.

Cili eshte projekti juaj me i rendesishem

Do te vazhdoj te punoj se bashku me qytetaret per me te miren e qytetit dhe vazhdimin e projekteve te nisura.

fare u premtoni biznesmeneve

Do te vazhdojme partneritetin publik privat. Do te vazhdojme edhe me tej punen e nisur per te bere Elbasanin vendin e terheqjes se investimeve dhe zhvillimit te biznesit.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Ne do te vazhdojme te zbatojme ligjin duke theksuar transparencen e fondeve dhe duke vazhduar qee taksat e mbledhura ti kthejme ne sherbime dinjitoze per qytetaret.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

eshtja e plehrave nuk perben mision te bashkise por te qeverise qendrore mision te cilit i pergjigjemi me projekte dhe studime konkrete.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Ne premtojme ato qe dime ti realizojme dhe mund ti realizojme. Ne dime te mbledhim fonde edhe nga burime te tjera.

Plani juaj per gjelberimin e qytetit

Ne do te vazhdojme ta kemi prioritet te punes rritjen e siperfaqeve te gjelbra ne qytet do te vazhdojme te shtojme lulishtet e reja ashtu sic kemi bere ne keto 4 vjet. Me lejoni qe te sjell ne vemendjen tuaj lulishten e lulishtja tek lagja Partizani etj. Do te vazhdojme te mirembajme siperfaqet e gjelbra ekzistuese.

Keni ndonje projekt konkret per turizmin

Vazhdimi i projektit per zhvillimin e turizmit historik e kulturor ne qytet. Kemi disa projekte per zonen e kalase nga te cilat dy jane te fituara nje per rivitalizimin e rruges Egnatia dhe mbulimin e Mozaikut dhe projekti tjeter per restaurimin e rruges hyrese te kalase. Ne sherbim te kesaj kemi ulur taksat per bizneset tradicionale brenda zones kalase ne masen 30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›