E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci Brenda dy viteve do ndryshoj Librazhdin

Kreu aktual i bashkise Librazhd Kastriot Begaj nuk do te marre pjese ne garen elektorale me 8 maj. Ne vend te tij Partia Socialiste ka vendosur Enver Kocin si kandidatin e saj. Perballe tij do te jete kandidati qe ka vendosur Partia Demokratike nen siglen e PDIU-se Shefki ota.

Shekulli ka kontaktuar me te dy kandidatet dhe i ka pyetur per projektet e tyre ne lidhje per drejtimin e bashkise ne kater vitet e ardhshme. Por vetem kandidati Enver Koci ka pranuar qe ti pergjigjet pyetjeve duke shpjeguar vizionin e tij per Librazhdin. Kandidati ota nuk i ka kthyer pergjigje pyetjev. Me poshte po botojme intervisten e Enver Kocit kandidat per kryetar te Bashkise Librazhd nga Aleanca per te Ardhmen.

Zoti Koci ju kandidoni per bashkine Librazhd perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Qytetaret duhet te me votojne sepse une vij me perkushtimin per te vendosur institucionin e Bashkise ne sherbim te qytetareve permes korrektesise dhe transparences.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Nuk flas mbi kundershtarin.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Prioritet kryesor gjate mandatit kater vjecar kemi vendosur urbanizimin e plote te qytetit duke perfunduar asfaltimin e rrugeve kanalizimet dhe ndricimin. Gjate dy viteve te pare te mandatit do te ndryshojme ne te gjitha lagjet e qytetit per te eliminuar perfundimisht balten ne dimer dhe pluhurin ne vere. Kete do ta bejme duke aplikuar modelin me pllaka mjedisore e gjelberim te perhershem.

Brenda vitit 2011 do te perfundoj rikonstruksioni dhe lyerjen e fasadave te ndertesave nga qendra e qytetit ne drejtim te periferise. Sheshi i qendres se qytetit do shtrohet me pllaka guri sipas modelit mozaik me shatervan dhe gjelberim te alternuar.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Brenda vitit 2011 ka filluar dhe do te perfundoje projekti i kurores se gjelber te qytetit. Punesimi do te jete prioritet themelor per Bashkine e Librazhdit. Ne do te krijojme mundesine per te hapur 300 vende pune ne fushen e industrise tekstile.

fare u premtoni biznesmeneve

Duke e konsideruar biznesin vendas dhe te jashtem si partner te suksesshem dhe bashkepunues ne do te bejme te mundur realizimin e ketyre objektivave te programit tone per kater vitet e ardhshme.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Menaxhimi i qendrueshem dhe transparent i buxhetit te Bashkise diskutimi i hapur me qytetare dhe specialiste te fushave te ndryshme per vendosjen e prioriteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›