E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Policia rol vendimtar për heqjen e vizave

Në analiizën 6-mujori të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi se policia plotësoi me suskes Pyetësorin e BE-së. Ai tha se Policia ka një rol vendimtar në kriteret për arritjen e heqjes së vizave.

Sipas ministrit, ky 6-mujor ishte më i mirë i për Policinë. Basha theksoi se policia menaxhoi me sukses sigurinë gjatë protestëv. Ministri tha se policia bindi ndërkombëtarët në luftën ndaj krimit të organizuar.
Basha nënvzoi se policia vuri në funksion strategjinë për të riatdhesarit.

Ndërsa, Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi se strukturat e policisë së Shtetit u angazhuan në masat e marra për përmbytjet në Shkodër.
Burgaj tha gjithashtu se për përballimin e situatës gjatë grevës së opozitës, policia shmangu konfliket. "Rezultatet e 6-mujorit tregojnë se Policia nuk ka ulur tempin e saj. Burgaj tha se në 6-muaj, departamenti i krimeve të rënda ka zbatuar planin kundër drogës, trafiqeve e antiterrorizmit. "Janë asgjesuar 3740 lëndë bimë narkotike. Janë zbuluar 264 vepra penale në fushën e lëndëve narkotike ,
janë arrestuar 30 grupe penale të shpëndarjes së drogave dhe janë kryer
17 operacion ndërkombëtare", pohoi ai.
Lidhur identifikimin e konfiskimin e aseteve kriminale, Burgaj tha se janë bërë 18 procedime e janë sekuestruar vlera të konsiderueshme monetare.
"Në proces hetimi edhe disa asete të tjera të rëndësishme", shtoi ai.
Burgaj theksoi se janë goditur 23 grupe kriminale .
Sipas Burgajt, janë evidentuar 229 vepra penale në korrupsion dhe janë penalizuar 321 autorë.
Burgaj pohoi se janë evidentuar 338 vepra penale kundër personit dhe janë
zbuluar 357. Ai pohoi se ka rritje të veprave penale me 33 vepra penale me shumë, ndërsa janë
zbuluar 15 krime të vjetra kurdër personit.
Burgaj nënvzoi se janë evidentuar 51 vrasje dhe zbuluar 44 prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›