E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi serb: Klinton lobon për njohjen e Kosovës

BEOGRAD - Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton është e përfshirë më drejtpërsërdrejti në krah të Kosovës duke lobuar nëpër botë që të mos votohet pro rezolutës serbe (në OKB) por, që të vazhdohet me njohjen e Kosovës si shtet. Kështu pohon sot nje nga te perditshmet e Beogradit.
“Në vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shqiptarët shkojnë me anë të të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, sepse në mungesë të marrëdhënieve diplomatike, vetë nuk mund të caktojnë takime, ndaj Amerika e bën për ata”, citon sot Gazeta serbe “Blic”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›