E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nis punimet konferenca e OSBE-së mbi tolerancën dhe mosdiskriminimin

Nisi punimet Konferenca dy ditore e Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin.

Përfaqësuesi i Ukrainës, në cilësinë edhe të Kryetarit të radhës së OSBE-së Yevhen Sulima është shprehur se arsimimi i shoqërisë civile është me rëndësi për të parandaluar krimet e urrejtjes.

“Toleranca,mosdiskriminimi,lufta ndaj krimeve të urrejtjes janë shumë të rëndësishme. Vendet e OSBE-së kanë miratuar një program arsimimi në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit. Me rëndësi është që të inkurajojmë luftën kundër diskriminimit. Falenderojmë Shqipërinë për organizimin dhe mikpritjen e kësaj konference në Tiranë tha Sulima.

Në fjalën e tij, ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka rikonfirmuar kontributin e Shqipërisë në organizatë në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit ndërsa ka rikujtuar hormoninë fetare që mbizotëron në Shqipëri.

Në këtë Konferencë do të shkëmbehen mendimeve rreth masave ndaj të gjitha formave të diskriminimit, përfshirë parandalimin dhe reagimet ndaj krimeve të urrejtjes.

Edukimi i të rinjve me frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit ndaj diversitetit do të jenë në qendër të diskutimeve të Konferencës.

vijon….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›