Basha:Thirrje PS-së, të distancohet nga kriminelët

"PS është ndërthurur me elementë kriminalë". Ky ka qënë vlerësimi i Ministrit të Brëndshëm Lulzim Basha ndërsa ka raportuar për 21 janarin ne Komisionin hetimor Parlamentar. Një ditë më parë ka qënë kryeministri Sali Berisha, i cili ka dëshmuar përballë Komisionit Hetimor, kjo në shërbim të zbardhjes së ngjarjeve të 21 janarit që shënuan aktet e dhunshme pranë Kryeministrisë dhe vrasjen e tre demonstruesve.
“Çastin tronditës të fillimit të dhunës në 21 janar. Çdo qytetarë të cilët kanë ndjekur këto ngjarje nëpërmjet dhjetra mediave ku po këshu ekspertë diplomatë, gazetarë, i gjithë opinjoni ndërkombetar mban mënd se duke parë pamjet filmike të ngjarjes së 21 janarit. Ndonëse ishte njoftuar një tubim, ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare. Mitingu apo aktivitete apo masa e njerëzve u vendosen përpara forcave të rendit dhe nuk pati asnjë fjalim, por nisi me dhunë. Pa asnjë provokim, elementet kriminale të gjendur e grumbulluar nisën goditjen e forcave të rendit me çadra, gur dhe dhuna u përshkallëzua. Dhuna u pëshkallëzua hap pas hapi ku mbetën të plagosur dhjetra efektivë të shtetit duke përfshirë drejtues të lartë. Dhuna vazhdoi përshkallëzimin dhe pas ndërhyrjes së forcave të ndihmës së shpejtë e cila e gjendur në një qendrim të vetëpërmbajtur te policisë së shtetit vazhdoi duke qëlluar efektiva. Për 5 orë, skena e parë u përshkallëzua. Selia e Këshillit të Ministrave u mbajt nga huliganë dhe banditë të armatosur me lëndë plasëse, bomba molotovë, armë zjarri”.
Ndër të tjera, Basha deklaroi se mes demostruesve janë gjendur dhe dhjetra të ndaluar të cilët u janë gjendur shuma deri në 200 mijë lek me prerje në euro.Për këtë, Basha vijoi me një sërë akuzash duke theksuar se çdo gjë ishte i mirëorganizuar dhe realizuar nga njerëz të paguar.
“Për pesë orë Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës u përmbajtën në mbrojtje të institucioneve. Pas pesë orësh dhunë, thyerjes së derës dhe hyrjes brenda dhe goditjes së efektivëve të Gardës së Republikës ky operacion sulmi dhe rrethimi të kryeministrisë mori fund, dhe forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë duke kapur të gjithë ata që po përpiqeshin të merrnin me forcë godinën e qeverisë”, tha Basha.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të Komisionit hetimor Parlamentar të hetojë veçanërisht thirrjet dhe paralajmërimet për dhunë të bëra nga krerë të opozitës, të cilët ai i konsideroi si nxitëse të dhunës dhe një paralajmërim të fortë për ato që shënuan 21 janarin.