E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet klienti i rreme grabiti 6 lokale ne Tirane

Dorjan era eshte arrestuar nga policia pasi akuzohet si autori i nje sere grabitjesh te lokaleve te ndryshme te kryeqytetit

Kishte vjedhur tri lokale brenda dy muajsh por nuk ka mundur tia hedhe kete here ndersa vidhte nje bar-kafe ne Rrugen e Durresit prane shkolles Qemal Stafa ne kryeqytet. Dorjan Cera 20 vjec nga Tirana eshte arrestuar ne kushtet e flagrances nga punonjesit e Komisariatit nr. 3 ne Tirane te cilet pas nje pune intensive hetimore kane mundur te dokumentojne gjithe aktivitetin e tij kriminal. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga burime zyrtare te policise se kryeqytetit te cilat kane bere me dije se ndalimi i 20-vjecarit u finalizua rreth ores 1130 te se dieles pas urdhrit te prokurorit ku ne bashkepunim me disa persona te tjere ende te paidentifikuar akuzohen si autoret e grabitjes se plot kater lokaleve ne Tirane.

Grabitjet

Prej kohesh 20-vjecari Dorjan Cera ishte bere tmerri i pronareve te lokaleve ne qytetin e Tiranes. Shuma te vogla parash pije alkoolike apo steka cigaresh te ndryshme ishte gjithcka qe synonte autori i grabitjeve ne bashkepunim edhe me disa persona te tjere. Dhe kete e ai e kryente fare mire pa rene ne sy prej me se dy muajsh rresht. Pasi hynte si zakonisht ne baret e piketuara si preja e tij e ardhshme Cera keqyrte me imtesi bashke me shoket e tij vendin ku liheshin parate e xhiros si dhe objektet e tjera qe i hynin ne pune. Ne pamje te pare ai dukej si nje klient i zakonshem rutine qe merrte porosine e tij te zakonshme modeste por ne te vertete e gjithe loja e tij kishte tjeter qellim. Me pas ai largohej i qete duke lene pas pershtypjen me te mire ndaj besimtareve ne moshe me te vjeter. Pasi hera e pare e grabitjes ne lokalin bar-kafe prone e shtetasit A. Metani vjedhje e kryer me 21 nentor 2010 ne Rrugen e Durresit prane shkolles Qemal Stafa ne kryeqytet kaloi pa problemin me te vogel per 25-vjecarin nga Tirana ai nuk e kurseu aktivitetin e tij kriminal edhe ne lokalet e tjera te kryeqytetit. Ne baze te hetimit te veprimtarise se tij policia beri te ditur se aktiviteti i tij kriminal eshte i vendosur ne periudha kohore te ndryshme ku brenda dy muajsh i riu ka kryer me sukses vjedhjen e kater lokaleve. Grabitjet e tij gjithnje e ne rritje kishin arritur kulmin e suksesit pronaret e lokaleve ne kryeqytet nuk vonuan te lajmerojne punonjesit e policise sipas zonave ne administrim. Keshtu sipas te dhenave te policise mesohet se ai ka kryer vjedhjen e bar-kafes prone e shtetasit A. Metani vjedhje e kryer me 21 nentor 2010 ne Rrugen e Durresit prane shkolles Qemal Stafa bar-kafe Galea prone e shtetasit A. Zereci vjedhje e kryer me 30 dhjetor 2010 ne rrugen Kristaq Mema bar-kafe Ada prone e shtetasit A. Rama vjedhje e kryer me 17 janar te ketij viti ne rrugen Kajo Karafili si dhe vjedhjen e bar-kafes prone e shtetasit A. Deda vjedhje e kryer me 25 janar te ketij viti ne rrugen Dritan Hoxha.

Hetimi

Me te marre njoftimin policia filloi hetimin per vjedhjet e bera ne lokalet e kryeqytetit. Duke qene se bar-kafete ku kishin kryer vjedhjet ndodheshin ne zona te ndryshme kjo beri qe agjentet e komisariateve te ndryshme ne Tirane te bashkoheshin ne hetimin e perbashket per kapjen e autoreve. Agjentet e policise moren ne pyetje disa nga drejtuesit e aktiviteteve private dhe mesuan se para disa kohesh lokalin e tyre e kishte frekuentuar nje klient i ri ne moshe i cili pas konstatimit te vjedhjeve nuk ishte dukur me. Kjo beri qe policia te kerkonte te njejtin person te dyshuar per grabitje. Sipas policise autori i ngjarjes ishte shfaqur perseri rreth nje jave me pare ne bar-kafene ne pronesi te shtetasit A. Deda ne rrugen Dritan Hoxha ku dhe do te vepronte perseri. Pasi pronari i ketij lokali denoncoi vjedhjen me te fundit te bere ne aktivitetin e tij hetimi i imtesishem fale dokumentimit ligjor te shtrire prej me se dy muajsh beri qe ekspertet e Komisariatit nr. 3 te Policise se Tiranes te binin ne gjurmet e 20-vjecarit Dorjan Cera. Pas arrestimit te tij ne mesnaten e se dieles policia tha se po punohet per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere ndersa materialet i kaluan prokurorise parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Vjedhjet e kryera

Bar-kafe prone e shtetasit A. Metani vjedhje e kryer me 21 nentor 2010 ne Rrugen e Durresit prane shkolles Qemal Stafa

Bar-kafe Galea prone e shtetasit A. Zereci vjedhje e kryer me 30 dhjetor 2010 ne rrugen Kristaq Mema

Bar-kafe Ada prone e shtetasit A. Rama vjedhje e kryer me 17 janar te ketij viti ne rrugen Kajo Karafili

Bar-kafe prone e shtetasit A. Deda vjedhje e kryer me 25 janar te ketij viti ne rrugen Dritan Hoxha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›