Deshmitaret pohojne E njohim Lulezim Berishen si durrsak
Gjyqi per te pan dehurit e Bandes se Durresit ka vijuar serish dje me deshmitare te mbrojtjes. Para togave te zeza jane marre ne pyetje tre deshmitaret e radhes te cilet nuk kane pasur dijeni per ndonje episod kriminal. Deshmitaret e thirrur nga ana e mbrojtjes kane bere me dije se njihnin disa nga anetaret e Bandes se Durresit por vetem ne cilesine e qytetarit durrsak. Nderkohe qe procesi gjyqesor eshte shtyre per javen e ardhshme. Ndersa ne seancen e kaluar gjyqesore eshte pyetur Ardian Obrazhdi i cili ka rrefyer per episodin e vrasjes se Arjan Pajes dhe Viron Currit ku mbeti i plagosur Marsel Sotiri. Vete deshmitari ka mohuar qe vrasesit te ishin anetare te Bandes se Durresit duke shtuar se ata ishin me floke te gjate dhe kacurrele.