Basha,ndërtuesve:Leje përdorimi për 33 objekte
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka bere apel ndertuesve te mbyllin ne kohe bilancet me qytetaret per hipotekimin e ndertesave dhe te sjellin dokumentacionin e plote per mbylljen e ketij procesi.
Në fjalën e tij para ndërtuesve, Basha duke përsëritur angazhimin e institucionit që drejton për bashkëpunim me ndërtuesit dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme ka deklaruar se bashkia jep leje përdorimi për 33 objekte.
Ai ka theksuar se tashmë hapet rruga për hipotekimin e 1853 apartamenteve, ndërkohë që është në pritje edhe sjellja e dokumentacionit edhe për 920 apartamenteve të tjera.
“Ne deshmojme se jemi seriozë në mbajtjen e premtimit për hipotekimin e banesave të ndërtuara sipas legjislacionit në bashkinë e Tiranës dhe si provë administrata ka finalizuar punën për lejet e përdorimit për 33 objekte që do t’i dorëzohen sot 33 subjekteve ndërtuese të pranishme në sallë që kanë ndërtuar në territor dhe kanë dhënë në përdorim 1853 familje shtëpitë ku ato banojnë sot. Ky proces po ecën me ritme të larta dhe prioriteti është i dyfishtë”- tha Basha.
Ai e ka cilesuar kete si përgjegjshmëri morale te bashkise, te ndertuesve, te zyres se regjistrimit të pasurive që atyre që kanë paguar në mirëbesim të mos u mohohet dinjiteti për t’u ndjerë zot në shtëpinë e tyre.