E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 29 vjeçares, kaloi ilegalisht 2 shqiptarë

JANINË- Një shqiptare 29 vjecare është arrestuar nga policia e Janinës, e akuzuar për trafik klandestinësh.

Sipas të dhënave të para nga policia greke, mësohet se e ndaluara, një femër e moshës 29 vjecare, kishte kaluar në tokën helene ilegalisht dy shqiptarë, të moshës 25 dhe 27 vjec.

Ndalimi është bërë pranë Delvinaqit, në aksin Kakavijë-Janinë. Shqiptare ka qenë në drejtim të automjetit me të cilin po transportoheshin dy shqiptarët pa dokumentacionin përkatës.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›