Bashës i del në krah edhe Sali Lusha: E keqja e PD-së ka qenë klani Olldashi- Patozi
Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka një përkrahës, që zotohet për të qenë në krah të tij, siç ka qenë në krah të Berishës.
Bëhet fjalë për Sali Lushën, ish- truprojën e Berishës, që në një intervistë për Shekullin thotë se klani Olldashi- Patozi kanë qenë e keqja e PD-së.
Ai thotë se Luli fitoi pa manipulime, kurse në krah të Sokol Olldashit ishte e gjithë qeveria.
Gjithë qeveria ka qenë prapa, përveç Sali Berishës që nuk është prononcuar. Që të gjithë kanë qenë me Sokol Olldashin, thotë Lusha.
Unë e kuptova se duhet të shporret një orë e më përpara Sokol Olldashi me Astrit Patozin sepse e kanë humbur çdo betejë, thotë Lusha.
Sipas tij, Berishën e kanë mashtruar, duke mos bërë fushatë.
Ai thotë se Berisha beson verbërisht, ndaj është mashtruar.
Berisha është i prerë në besë nga këta. I bëri me emër dhe kur vjen fundi këta i dalin kundër. Të gjithë këta që u pasuruan me Sali Berishën, i dolën kundër. Kanë bërë lekë marramendëse. U vetëkënaqën, thotë ai, duke shtuar se Berisha nuk e meritonte humbjen, por qeveria po.
Në fund ai angazhohet se së bashku me miqtë e tij do jetë gjithmonë në krah të Bashës./ep