E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashesku: Shqiperia ne NATO

Presidenti rumun, Traian Bashesku, deklaroi dje se vendi i tij mbeshtet anetaresimin e Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise ne NATO. Komentet e tij vijne ne nje kohe kur 27 anetaret e aleances pritet te vendosin nese do t'u japin ftesen per anetaresim tre vendeve te Kartes se Adriatikut ne samitin e ardhshem ne Bukuresht. "Rumani mbeshtet pa rezerva zgjerimin e NATO-s me Kroacine, Maqedonine dhe Shqiperine", - tha Bashesku pas takimit qe pati me sekretarin e pergjithshem te Aleances se Atlantikut te Veriut, Jap de Hoop Shefer. Sipas presidentit rumun, ky samit vec zgjerimit, ka si qellim te afroje Serbine, Bosnjen dhe Malin e Zi me NATO-n. Shefer ndodhej ne Bukuresht ne nje vizite njeditore, per te mbikeqyrur pergatitjet per samitin e prillit, i cili pritet te jete samiti me i madh ne historine e Aleances per nga pjesemarrja e delegateve. Krere shtetesh, mes te cileve edhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush, do te marrin pjese ne kete samit. Sekretari i pergjithshem i NATO-s deklaroi te enjten, se 27 vendet anetare duhet te vendosin ne javet e ardhshme nese do te ftojne Shqiperine, Kroacine dhe Maqedonine per t'ju bashkuar radheve te Aleances. Takimi mes Shefer dhe Basheskut u fokusua kryesisht ne ceshtjet organizative, dhe sekretari i pergjithshem i NATO-s konfirmoi se pergatitjet per samitin e prillit po shkojne me se miri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›