Mbyllen borxhet nga komunizmi
Dorina Azo
Pritet qe brenda ketij muaji, Ministria e Financave te mbylle te gjithe borxhet e trasheguara nga periudha komuniste. Tashme nga ky institucion jane marre te gjitha masat per shlyerjen e ketij borxhi te mbartur, i cili arrin ne vleren e rreth 25 milione dollareve. Lajmi behet i ditur nga drejtoria e borxhit prane Ministrise se Financave. Sipas kesaj drejtorie, mesohet se po negociohet per disa menyra, te cilat do te ndiqen ne shlyerjen e borxheve te trasheguara, ku disa shtete kane kerkuar te falin interesat e papaguara nga ana e qeverise shqiptare apo dhe principalin. Por ajo qe mbetet e rendesishme, eshte fakti qe financat shqiptare kane marre te gjitha masat per shlyerjen perfundimtare te borxheve komuniste. Stoku i borxhit te trasheguar gjate periudhes komuniste deri ne fund te vitit 2007 kap vleren e 2.183 milione lekeve te reja, ose e konvertuar ne monedhe te huaj, arrin rreth 25 milione dollare. Keto borxhe te trasheguara qe nga periudha komuniste iu jane marre shteteve si: Rusia, Greqia, Kuba, Bullgaria, Jugosllavia, kompanite private austriake, holandeze, italiane, daneze, angleze dhe algjeriane. Po ashtu, duke iu referuar buxhetit per shlyerjen e borxhit te vjeter te trasheguar, i cili eshte ne proces riskedulimi, ishin planifikuar qe deri ne fund te vitit 2007 te kryheshin pagesa ne masen e 1,080 milione lekeve. Duke qene se deri ne fund te ketij viti parashikoheshin te nenshkruheshin dhe te beheshin efektive marreveshjet me Greqine, Rusine dhe kompanite private zvicerane, ishin parashikuar te paguheshin 380 milione leke, cka do te sillte nje ulje te shpenzimeve te borxhit te jashtem ne rreth 700 milione leke. Nderkaq, gjate vitit 2007 jane kryer vetem pagesat e borxheve te trasheguara me Polonine. Po ashtu, me leket e buxhetit te vitit 2008 parashikohen shpenzime ne shumen e 1.783 milione lekeve te reja. Kjo do te sjelle edhe marreveshjet e riskedulimit me Jugosllavine, kompanite private angleze, ato austriake, holandeze etj., per te cilat jane planifikuar te paguhen 577.84 milione leke per shlyerjen e principalit dhe 206 milione leke per interesat. Shuma e borxheve ndaj shteteve te huaja eshte me e larte se borxhi i jashtem qe sot ka vendi yne. Sipas te dhenave qe jep Ministria e Financave, borxhi i jashtem arrin ne vleren e 1.2 miliarde eurove. Por, nga ana tjeter, deri ne fund te vitit 2008, borxhi i jashtem parashikohet qe te shenoje rritje. Stoku i borxhit te jashtem ne fund te vitit 2008 parashikohet te rritet me 65,521.03 milione leke, kryesisht shume kjo, e cila do te terhiqet per vazhdimin e rruges Durres- Kukes. Po ashtu, ne kete shtese perfshihen shtesa e stokut te kredive direkte me 62,140.13 milione leke dhe shtesa e stokut te kredive te garantuara me 1,706.55 milione leke. Pra, kryesisht stoku i borxhit te jashtem parashikohet te shenoje rritje si rezultat i nivelit te larte te kredive tregtare qe do te terhiqen kete vit. Gjithashtu, nga tjeter parashikohet te shenojne rritje edhe shpenzimet per interesat e borxhit te jashtem. Sipas Ministrise se Financave, rritja vjen si rezultat i tendences ne rritje te interesit variabel, e rritjes se disbursimeve te parashikuara per vitin 2008, e kredive te reja te kontraktuara dhe te ratifikuara apo qe jane ne proces ratifikimi dhe qe i fillojne efektet e tyre ne buxhet ne vitin 2008. Permendim ketu kredite e reja me "Alfa Bank", IDA-n, BERZH-in, BEI-in, Banken per Zhvillim te Keshillit te Evropes etj., pjesa kryesore e se cilave jane me terma jokoncesionale.
2005 2006 2007 2008
Borxhi i jashtem (ml leke) 140.729 145.649 161,159 226,880
Borxhi i jashtem (ml euro) 1,147.97 1,176.01 1,289.27 1,858