E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Shqipërisë dhe Bosnjës t’i liberalizohen vizat

”Mendoj se është shumë e rëndësishme që t’u dërgohet një mesazh i fortë dhe qytetarëve të Shqipërisë e Bosnjë Hercegovinës. Unë nuk jam dakord që komisioni i la këto dy vende jashtë propozimit”, tha eurodeputetja e re sllovene Tanja Fajon.

"Ne po shohim mundësitë sesi të angazhojmë Kosovën në këtë proces, në menyrë që dhe qytetarët atje të mund të kenë një perspektivë të qartë evropiane”, shtoi Fajon.

Raporti i Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, do të votohet më 24 nëntor, për t'i kaluar më pas këshillit të Bashkimit Evropian në dhjetor. Roli i Parlamentit për çështjet Schengen është konsultues dhe jo detyrues për këshillin me traktatet egzistuese.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›