E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë, kundër Thaçit

Dega e LDD’së në Suharekë është shkrirë në LDK. Eqrem Kryeziu thotë se një gjë e tillë ndodhi me qëllim që të bashkohen forcat kundër Qeverisë Thaçi. Ndërsa Nexhat Daci dhe Besa Gaxheri mohojnë se po u shkapërderdhet partia.

Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën, ia mori Lidhjes Demokratike të Dardanisë degën e Suharekës.

Në këtë mënyrë kjo degë e partisë së Nexhat Dacit ka ndjekur shembullin e asaj në Viti dhe disa komuna tjera, duke u rikthyer në “shtëpinë e vjetër”.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu tha të mërkurën për Express se këto rimarrje të degëve po bëhen për të fuqizuar partinë në përgatitje të Qeverisë së re.

“Para se gjithash, siç thotë një fjalë ‘djalli e mori shakanë’ , kjo nuk është më punë e karrierës e stacionit të dikujt apo tjetrit, por është bashkim i forcave”, u shpreh Kryeziu.

“Të formojmë një Qeveri të fortë, të pakorruptuar, e cila ofron qeverisje korrekte”, tha ai, duke shprehur ambicien e LDK’se për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›