E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth kandidaturës së Serbisë vendos dialogu

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE’së pritet të marrin vendim rreth kandidaturës së Serbisë më 5 dhjetor, në një takim të Këshillit të Ministrave duke e bazuar në rezultatet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Paraprakisht ishte menduar që kjo çështje të shqyrtohej në samitin e shefave të shteteve më 9 dhjetor.

Zyrtarë të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur të martën se vendimi rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në Union pritet të merret më 5 dhjetor.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Politikë të Jashtme, ka deklaruar se ky vendim pritet të merret të hënën e ardhshme nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm.

Ajo ka thënë se diplomatët evropianë do të vendosin për këtë çështje duke u bazuar në rezultatet e dialogut, i cili fillon sot në Bruksel.

“Në bazë të përparimit në dialog dhe mendimit të Komisionit Europian, Ministrat e Punëve të Jashtme do të shkëmbejnë sot mendime derisa përfundimet pritet të bëhen të hënën më 5 dhjetor”, ka thënë Kocijancic.

Një gjë e tillë është paralajmëruar edhe nga Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozidar Djelic, të martën në Bruksel.

Vendimi rreth kandidaturës së Serbisë ishte parashikuar të merret më 9 dhjetor në samitin e shefave të shteteve të BE’së, por sipas zyrtarit serb, Bozidar Djelic, agjenda ka ndryshuar për shkak të krizës së financiare të vendeve të Eurozonës.

“Vendimin duhet të pritet qysh më 5 dhjetor”, ka thënë Djelic.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›