Tadiq: Do ta humbnim luftën me NATO-n

Në një intervistë për Radio Televizionin e Republikës Serbe në Bosnjë, kreu i shtetit serb ka përkujtuar se “të gjithë e kanë të njohur se Serbia në Kosovë nuk ka ushtrinë dhe as policinë e saj dhe se do të hynte në luftë me NATO-n kur do të dërgonte forcat e armatosura në Kosovë”.
“Kur (Serbia) do të hynte në luftë me NATO-n, serish do të pësonte humbje, do të pësonte viktima të shumta dhe shkatërrim të pronës dhe kapaciteteve ekonomike”, është shprehur ai.
Në një situatë të tillë, Tadiq ka paralajmëruar se Serbia edhe për 20 vjet do të mbetej mbrapa në raport me shtete tjera.
“Kur do të silleshim në këtë mënyrë, ne do të jemi njerëzit më të papërgjegjshëm, nuk do të mbronim asnjë jetë në Kosovë, pasi që do të humbnim këtë luftë dhe do të humbnim edhe kredibilitetin ndërkombëtar”, ka theksuar ai.