E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkë me diktatorët e botës arabe, po shemben edhe idhujt e rremë që ata ngritën

26-08-2011 / Nga Diana Skrapari

Po shikojme kohet e fundit rëniet e diktatoreve te vendeve arabe. Disa nga keta diktatore rane dhe disa te tjere do te bien se shpejti. Askush s’mund te mbajë një popull nen zgjedhen e diktatures per vite me radhë. Nje popull te cilit i eshte mohuar e drejta me e rendesishme e çdo qenie njerezore, e drejta e te shprehurit te lire te mendimeve, do te ngreje gjithmone krye. Kjo qe po ndodh ne keto vende arabe, mund te na kujtoje ne shqiptareve nje fragment te historise sonë te kaluar, kohen kur krijohej njeriu i ri i socializmit, njeriu i shnderruar ne robot, vetem nje numer me shume. Dhe ne, per mëse 45 vjet na i mohuan te drejtat tona fondamentale.
Shikoni keta njerez, keta diktatore qe nje dite u zgjuan me idene se mund te zinin vendin e Zotit ne mendjet dhe zemrat e popujve. Ata krijuan kultin e individit, njeriut qe ndriçonte me “zëmergjerësinë” e tij jeten e njerezve. Diktatori ishte burimi i lumturise dhe i mireqenies se popujve. Por faqja tjeter e monedhes ishte krejt ndryshe. Diktatori ishte qenia më egoiste qe vinte interesat e tij mbi interesat e te tjereve. Ishte ai qe s’pranonte rivalitetin dhe kritiken, ishte ai qe zhdukte pa meshire çdo disident ose mendim disident. Vetem ata qe kane jetuar nen nje diktature mund te jene te afte te kuptojne revolten dhe zemerimin e popujve te vendeve arabe. Renia e monumentit te Sadam Huseinit më 2003, i ka kujtuar çdo shqiptari nje eveniment te ndodhur ne shkurt te vitit 1991.
Diktatoret pasi hapen kutine e Pandores me gjithe te keqijat e saj, kunder popujve te tyre, lane shpresen te fshehur thelle ne zemrat e njerezve per nje te ardhme te lire e te bukur ne nje vend demokratik. Nje dite keta popuj u zgjuan nga gjumi letargjik dhe u ngritën kunder diktatoreve.
Zoti qe eshte krijuesi yne na fali vullnetin e lirë që të vendosim vete per fatet tona dhe jo te bëhemi skllever te diktatoreve zemërngushtë, te cilet kane nje mendje qe u punon se prapthi, vetëm per te keqen.
Keshtu qe morali, qe mund te nxjerrim nga keto “fabula famëkëqija” te historise, eshte se njerezit kane lindur te lire dhe duhet te vdesin te lire. Nese nje dite dikush do t’i lidhe me zinxhire, ata do te ngrihen kunder ketij individi dhe do te shkaterrojne kete idhull. “Mos adhuro asnje Zot përveç Zotit tënd…”. Ja kuptimi i vërtetë që nxjerrim nga historia e shembjes së idhujve të diktatorëve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›