E Diel, 1 Nëntor 2026

BE shpall në listën e zezë presidentin sirian Bashar Al Asad, i ngrijnë llogaritë bankare

25-08-2011 / Gazeta 55

Në vështirësi regjimi i Bashar Al Asad. Brukseli fut në listën e zezë prej 50 personash presidentin sirian Bashar Asad, ndërsa është kërkuar edhe ngrirja e të gjitha llogarive bankare Bashkimi Evropian ka ashpërsuar sanksionet kundër presidentit sirian, Bashar Asad. Qeveritë e vendeve të BE-së e shtojnë listën e zezë nga 35 në 50 personalitete drejtuese të Sirisë. Po ashtu, është kërkuar ngrirja e pasurisë së këtyre personave. Me këto masa, BE proteston kundër shtypjes brutale që diktatori Asad i bën opozitës në vendin e tij. Nga ana tjetër, protestat e ashpra vazhdojnë prej disa muajsh, por forcat qeveritare, kryesisht ato ushtarake po sulmojnë dhe bombardojnë pa mëshirë qytete të tëra, të cilat janë nën kontrollin e protestuesve të opozitës. BE dhe SHBA kanë bërë thirrje për ndaljen e ofensivës ushtarake kundër protestuesve, duke akuzuar Damaskun se po kryen krime kundër njerëzimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›