Bashkë për Veriun

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën “Lajm” ka thënë se ka ardhur koha që të zgjidhet problemi i veriut.
Por, kjo zgjidhje, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, në asnjë formë nuk do të negociohet me Serbinë, por me qytetarët e veriut, me lehtësim nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Kryeministri Hashim Thaçi, në këtë intervistë thotë se për zgjidhjen e këtij problemi, gjithashtu është i domosdoshëm konsensusi i gjerë politik në vend, pasi sipas tij, këtë problem askush s’ka mundur e as nuk do të mund ta zgjidh vetëm.