E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realizojnë skenarin

Serbët e Kosovës dolën të dielën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të cilat u lehtësuan nga OSBE. Në pjesën veriore të vendit, ata realizuan skenarin e tyre duke organizuar edhe zgjedhje lokale. Procesi megjithatë kaloi qetë, përveç disa të shtënave me armë në Veri. Në reagimin e saj, Qeveria e Kosovës lëvdoi serbët për kulturë politike, por u zotua se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve lokale në Zubin Potok dhe Zveçan.

Vladimir Djukovic ia kishte mësyrë të dielën vendvotimit në shkollën fillore “Miladin Miletic” në Llapna Sellë të Cagllavicës,

Kjo për të dhënë votën e tij për Parlamentin dhe Presidentin e ri serbë. Por, as prania e flamurit të shtetit amë në kutinë ku ai do të hidhte votat nuk e bënë të ndihet si qytetarë i Serbisë.

“Kjo që e bëra sot prej këtu është sikurse të votoja prej Amerike apo prej ndonjë vendi tjetër në diasporë, kjo nuk është Serbia, por unë po votoj prej një shtetit tjetër për zgjedhjet serbe, e kjo është e barabartë me asgjë... e thashë si të votosh prej diaspore”, ka thënë Djukovic.

E skeptik ishte edhe për atë se sa do të ndryshojë politika serbë tash e tutje sa i përket qasjes ndaj qytetarëve serbë në Kosovë. “Po çfarë të pres, nuk pres asgjë, kurrfarë ndryshimesh. Sot dola të jap votën time si qytetarë mirëpo nuk pres diçka të madhe”, ka thënë Djukovic për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›