E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagna mungon në Euro 2012

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bacary Sagna do të mungojë për Francën në Euro 2012 pas frakturës në këmbë që pësoi kundër Norwich Cityt të shtunën.

29 vjeçari u bart jashtë fushës pas dëmtimit në minutën e 33-të të barazimit 3-3 në Emirates. Kjo është hera e dytë gjatë këtij sezoni që Sagna ka pësuar frakturë në këmbë.

“Është këmba e njëjtë. Ai ishte goditur në të, nuk i ka ndodhur vetvetiu”, deklaroi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›