E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëfshatarët e Bodes kundër projekt-ligjit për akcizat

KORCË- Në vendlindjen e ministrit të Financave Ridvan Bode, në fshatin Rakickë, të rrethit të Devollit banorët janë njohur me lajmin se duhet të paguajnë edhe një taksë për prodhimin vetjak të rakisë. Ata shprehen kundër pr/ligjit të akcizës, të intervistuar nga News 24. Sipas tyre, kjo rëndon edhe më tepër ekonominë e tyre.

“Kam dëgjuar në lajme për kazanin e rakisë, unë jam privat do mbledh një kuintal me kumbulla, me këtë raki të paguaj taksë për mua është e rëndë. Për një kazan raki, nxjerr 10 kile raki, po pagova taksë jam i mbaruar. Cfarë do fitoj unë, taksa të jetë për biznesin e madh, unë e prodhoj për vete, jam fshatar i thjeshtë, duhet të jetë taksa për biznesin e madh”, tha banori Medait Çiko.

“Kjo nuk është normale, me këtë krizë që ka ardhur tani me gjithë ato taksa që kemi vështirësohet më shumë jeta. Për fsahtarin kjo është goditje”, tha një tjetër banor Genci Baçi.

“Është vendim i gabuar për mua, është një taksë e tepërt”, tha më tej banori Qemal Dulo.

Ndërsa Nuk më duket normale, nuk më duket se unë e blej, e fermentoj dhe paguaj atje ku e ziejë rakinë. Unë ziejë 20 kg raki sa për vete, kjo na rëndon, s’na lë të ngemë kokë, po taksa spaguajmë ne, le të na vendosë gjoba Ridvani”, shtoi banori Ilmir Bode.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›