E Diel, 1 Nëntor 2026

Produktet kozmetike në trotuare, me lëndë të dëmshme për lëkurën

Tiranë- Produktet kozmetike që shiten nëpër trotuare nga shitës ambulantë, por edhe në tregje mund të shkaktojë probleme në lëkurë.

Sipas një kontrolli të ushtruar nga Inspektoriati Qendror Teknik, ka rezultuar se produktet kozmetike përmbajnë lëndë të cilat shkaktojnë probleme me dermatitet e lëkurës.

Alarmant shihet faqkti që disa prej tyre përdoren edhe  nga vajzat e vogla, pasi në bazë të analizave shihet që disa prejprodukteve përmbajnë dhe lëndë kancerogjene.

Por edhe pes dëmi i tyre është kaq i madh Inspektoriati Teknik deklaron së është e pamundur të ndalohet tregëtimi i tyre pasi nuk mund të kontrollohen në doganë të gjitha produktet.

Konrolli është ushtruar më tepër te buzëkuqet dhe ka rezultuar se shkaktojën probleme të buzëve. Ndërsa kontrolli i të gjitha subjekteve dhe i të gjitha produkteve është i pamundur pasi nuk egziston një ligj apo një strukturë përgjegjëse, ndërsa në laborator mungojnë pajisjet për kryerjen e analizave.

Sipas ekspertëve duhet të qartësohet rruga ligjore që duhet të ndiqet për  të tërhequr mallin nga tregu, mjetet që duhet të përdoren dhe si do të bëhet asgjësimi i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›