Kavajë, 23-vjecari nuk vret dot motrën dhe nënën, i vë flakën shtëpisë
KAVAJË- Dhuna në familje godet Kavajën. Ngjarja është shënuar në Fshatin Rrakull, ku djali i familjes Tatani ka kërcënuar se do të vrasë me sopatë motrën dhe nënën e tij pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes tyre.
Dy femrat kanë arritur të largohen nga banesa duke i shpëtuar dhunës. 23-vjecari Klodian Tatani ka thyer të gjitha orenditë shtëpiake dhe më pas i ka vënë flakën banesës. Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur për fikjen e zjarrit. Ndërkaq, policia e komisariatit Kavajë pas ekspertizës në vendngjarje dhe marrjes së dëshmisë së familjarëve ka shpallur në kërkim Klodian Tatanin.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)