E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëjetesa në shtëpinë e viteve80

30/01/2009 21:40

Arbana bisedon me banorët për përshtypjet e tyre mbi shtëpinë e re në të cilën po jetojnë. Ata përgjigjen se janë ndjerë shumë mirë aty, por në përgjigjet e tyre duket një fije dyshimi. Sipas Eduardit, ata kanë udhëtuar në kohë e për këtë të gjithë janë të lumtur. Për ta është përgatitur edhe një klip në të cilën shfaqet hyrja e banorëve të shtunën e kaluar, përshtypjet dhe komentet e para, përshtatja gjatë javës, këngët e vjetra etj. Arbana i pyet më pas nëse do të dëshironin të shkonin në një shtëpi më luksoze, por banorët e refuzojnë këtë gjë, pasi u mësuan të bashkëjetojnë në atë shtëpi të vogël. Sipas opinionistit, kjo provë e rëndësishme për banorët tregon shumë: tregon vendosmëri e aftësi në përshtatje në kushte të ndryshme nga ato që janë mësuar e deri diku të vështira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›