E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e spektaklit dhe opinione për banorët

30/01/2009 21:15

Banorët janë përgatitur dhe presin që të fillojë spektakli. Ata janë mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjjes të gjithë duken të emocionuar edhe pse përpiqen të mos e japin veten. Më në fund, pas një pritjetje në ankth, ata dëgjojnë zërin e Arbanës e cila i përshëndet dhe i pyet për bashkëjetesën gjatë javës së parë në shtëpinë e tyre të re. Banrët përgjigjen pozitivisht edhe pse me rezerva përsa i përket të ftohtit. Arbana pyet Bertinën për pseudonimet e vënë nga banorët e tjerë për të dhe ajo duket se kënaqet me ato fjalë ekskluzivisht për të.

Arbana përshëndet edhe opinionistin që ndodhet në studio dhe e pyet atë se si i është dukur sjellja e banorëve gjatë kësaj jave. Arjani mendon se banorët e këtij edicioni janë krejtësisht e kundërta e atyre të edicioneve të tjera. Sipas tij, këta banorë jaë më të lirshëm, jo të ndrojtur, aktiv e kjo ndoshta nga hapsira e vogël në shtëpi. Ai vë re se banorët e rinj duken sikur janë të prirur drejt famës, pasi bisedat e veprimet e tyre, kryesisht bëhen për syrin e publikut, flasin para kamerave gjë që tregon se nuk janë mësuar ende të shijojnë bashkëjetesën mes tyre. Arjani shton se bashkëbisedimet duhet të jenë për të njohur banorët ku kështu duhet të ndërthuren idetë e mendimet e tyre, e jo të tregojnë vecse ato që dinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›