Bashkëpunëtorja e drejtësisë: Aldo Bare më vrau burrin në sy
TIRANE-Zbardhen dëshmitë që mbyllën përjetë pas hekurave Aldo Baren.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se Mimoza Demiri, bashkëshortja e Xhevat Demirit, e cila mban statusin e bashkëpunëtores, i ka rrëfyer gjykatës orët e tmerrit, kur persona të veshur me uniforma të forcave speciale i ekzekutuan njeriun e jetës në sytë e saj dhe të të birit 4- vjeçar. Dëshmia e Demirit është zbardhur e plotë në vendimin e firmosur nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjykatësja Fatmira Hajdari, ku Aldo Bare u cilësua fajtor për disa vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Gruaja, e cila mbrohet nga policia, akuzon direkt Baren dhe “ushtarët” e tij për vrasjen e bashkëshortit dhe tregon gjithçka ndodhi në ditën e nxehtë të 3 gushtit 1998. “GSH” ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës (prej 101 faqesh), ku është hedhur dritë mbi të gjithë aktivitetin kriminal të kapos së bandës së Lushnjës, që i kalli datën të gjithë zonës së Myzeqesë.
Aldo Bare, i cilësuar nga prokuroria si kapo i bandës së Lushnjës, po vazhdon betejën e tij në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit për disa vrasje dhe krime të tjera të rënda, të kryera në kuadër të bandës kriminale, që e krijoi në shenjë hakmarrjeje ndaj rivalit të tij Artur Daja. Alfred Shkurti e bënte përgjegjës Dajën, dikur mik i tij, për ekzekutimin e vëllait, Ramadan Shkurti. Prej 2 korrikut 1997, kur vëllai i Bares u qëllua për vdekje nga Artur Daja, hakmarrja e ish-efektivit special nuk njohu kufij. Për vite me radhë Aldo Bare sundoi në zonën e Myzeqesë dhe banda e tij ekzekutoi një pas një të gjithë kundërshtarët, të afërm dhe miq të Artur Dajës.
Banda
Sipas prokurorisë, Aldo Bare ishte ‘lideri’ i padiskutueshëm dhe njeriu që urdhëronte. Natyrisht që urdhrat e Bares ishin të padiskutueshëm. Hakmarrja ishte e egër dhe nuk kurseu asnjë prej miqve të kundërshtarit të tij Artur Daja. Madje këtij të fundit, pasi u vra, iu pre koka dhe iu shëtit në gjithë Lushnjën. Prokuroria zbuloi në gjykatë edhe nofkat me të cilat thirrej Aldo Bare, si “i madhi”, “profesori” etj. Aldo Bare alias Alfred Shkurti qëndroi shtatë vite në arrati dhe vetëm në 2006-ën iu vunë prangat nga policia turke. Në vitin 2009 u ekstradua drejt Shqipërisë dhe vetëm pak javë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin e fajësisë, duke e dënuar të akuzuarin si kapo i bandës famëkeqe me burgim të përjetshëm.
(d.b/BalkanWeb)