A2, 289 degët ku mund të studioni
TIRANE-Ministria e Arsimit publikon formularin A2 dhe udhëzuesin për plotësimin e tij nga ana e maturantëve. Këtë vit, ky formular përmban 289 degë, të cilat të rinjtë mund t'i zgjedhin për të nisur studimet e larta duke i listuar në 10 prej preferencave të tyre. MASH ka shpjeguar edhe të gjithë hapat që duhet të ndiqen për ta plotësuar atë pa gabime, ndërkohë që ai do të jetë në duart e maturantëve pas datës 20 korrik dhe do të nisë plotësimin nga data 22 korrik deri më 30 korrik, në mënyrë që zgjedhjet e maturantëve të jenë sa më të sakta, pasi do të kenë dalë të gjitha rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
Plotësimi
Maturantët, për të qenë më sigurt në përzgjedhjen e tyre, mund ta fotokopjojnë këtë formular për t'u praktikuar, pasi në shkollë duhet të dorëzojnë formularin e tyre origjinal, të plotësuar me preferencat e tyre. Do të zgjidhni jo më shumë se 10 programe studimi, të renditura sipas preferencave tuaja. Në renditjen nga 1 në 10 do të vendosni kodet që përfaqësojnë programet e studimit. Vëmë në dukje se plotësimi i të gjitha preferencave nuk është i domosdoshëm (pra maturanti, nëse dëshiron, mund të plotësojë më pak se 10 preferenca). Në kuadratin pranë dhe majtas programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Nëse gabohet në këto plotësime, si e vlefshme do të merret kodi i programit të studimit që është shënuar te tabela e preferencave (djathtas lart). Ju do të shpalleni fitues vetëm në një nga programet e studimit që keni zgjedhur sipas parimit Meritë - Preferencë. Pra maturanti kandidat mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por ai shpallet fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi. Kujdes në përzgjedhjen e preferencave por edhe të renditjes së tyre. Gjatë përzgjedhjes së preferencave shihni me kujdes shënimet në kllapa, të cilat tregojnë filialin e universitetit ose kohëzgjatjen e studimeve. Fituesit në një program studimi të zgjedhur prej tyre, përcaktohen në bazë të parimit meritë preferencë brenda numrit të parashikuar të vendeve për atë program studimi (kuotave), të cilat përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Me konkurs
Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet "Arkitekturë (Arkitekt)" dhe "Arkitekturë (Urbanist)" të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" dhe "Pikturë-Grafikë" të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë. Konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit) zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze. Kujdes, maturantët kandidatë që parapëlqejnë më shumë programet e mësipërme të studimit dhe vendosin t'u nënshtrohen konkurseve të pranimit, në preferencat e tyre këto programe duhet t'i rreshtojnë në krye të listës se përndryshe rrezikojnë të humbasin shansin e tyre për t'u shpallur fitues në këto degë. Kujdesuni që nota mesatare e juaj të shkruhet e saktë me shifra dhe me fjalë nga mësuesi juaj kujdestar. Është e detyrueshme që ky formular të plotësohet më poshtë me: Emër, Mbiemër dhe Firmë, tuajën; Emër, Mbiemër dhe Firmë të mësuesit kujdestar; Emër, Mbiemër dhe Firmë të drejtorit të shkollës si dhe Vulën e shkollës. Mungesa e njërit prej këtyre elementëve e bën formularin e plotësuar të pavlefshëm. Kujdesuni që Formulari të plotësohet saktësisht dhe çdo e dhënë e tij të jetë e konfirmuar nga ju.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)