Strasburgu kundër rishikimit të Shengenit
BRUKSEL-Vendimi i Danimarkës për të ashpërsuar kontrollet kufitare në BE ka shkaktuar kritika në shumë vende anëtare të BE-së. Parlamenti Evropian miratoi dje një rezolutë, ku theksohej se ishte kundër vendosjes së këtyre kontrolleve të reja. Në seancë pati shumë diskutime pro dhe kundër, por Kopenhagani nuk duket të ketë ndryshuar mendim pas kësaj, - njoftoi radio gjermane "Deutsche Welle".
Debatet
Deputeti holandez, Daniel van der Stoep i mbrojti kontrollet kufitare daneze. Ai është anëtar i partisë së populistit të djathtë Geerd Wilders, Partisë së Lirisë. "Futja e kontrolleve në kufi është një mjet i suksesshëm për të penguar që elementë të padëshiruar të kalojnë kufijtë. Një shtet sovran është i detyruar që t'i mbrojë interesat e popullit të tij". Van der Stoep tha se pranimi i shteteve të tjera në zonën e Shengenit bëri vetëm që kriminaliteti nga jashtë të depërtojë në vendet e pasura të Evropës Perëndimore. Më i qartë qe William Dartmouth nga Partia e Pavarësisë e Britanisë së Madhe: jo vetëm eurozona, por edhe zona e Shengenit për të ndodhet afër fundit. "Janë shtetet nacionale ato që mund ta qeverisin më mirë veten. Udhëheqja e BE-së konfirmoi përbashkësish se ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë", - tha ai. Deputeti gjerman i CSU-së, Manfred Weber e mbrojti Shengenin, por nuk la pa kritikuar shefat e shteteve dhe të qeverive, të cilët vendosën që shtetet t'i kryejnë në të ardhmen kontrollet në mënyrë më të thjeshtë. Më tej ai kritikoi edhe kancelaren Merkel. "Kur dëgjova këto deklarata të personaliteteve tona drejtuese, unë mendova, sa larg kemi shkuar? Që është një sukses kur tashmë e mbron Shengenin. Një gjë e vetëkuptueshme, të cilën ne e kemi krijuar në Evropë, papritur kthehet sërish në temë diskutimi", - tha ai. Weberi i bëri thirrje politikës, që t'u bëjë të qartë njerëzve, se kontrollet kufitare nuk sjellin më shumë siguri. "Unë jetoj në Bavari, pranë kufirit gjermano-çek. Atje siguria është shtuar që kur i kemi hequr kontrollet kufitare, sepse ne bashkëpunojmë me autoritetet çeke. Kjo kryhet përmes këmbimit të të dhënave, për shembull me anë të sistemit të informacionit të Shengenit, të një banke të dhënash të përbashkët të policisë të të gjitha shteteve anëtare të Shengenit", tha ai. Weberi kritikoi edhe Komisionin.
Rasti
Në rastin e Danimarkës, Komisioni argumenton në formë juridike, pra mbi bazën e marrëveshjeve, por jo politikisht. Më tej shkoi Cornelia Ernst e partisë "E Majta". "Kur qeveria daneze vendos kontrolle të përhershme në kufijtë me Suedinë dhe Danimarkën, atëherë kjo është shkelje e marrëveshjes, dhe unë pres nga Komisioni që të mos bëjë gjë tjetër, përveç vënies së emrit që ka të kësaj që ndodh", deklaroi ajo. Me gjithë kundërshtitë, Komisioni miratoi një rezolutë të përbashkët. Në të thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen e madhe, se disa shtete anëtarë duan të rifutin kontrollet e kufijve. Vërshimi i refugjatëve nuk e justifikon ri-futjen e kontrolleve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)