E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bashkepunim me opoziten, por mafien do e luftojme"

Kryeministri Sali Berisha, i shtriu serish doren dje opozites per dialog e bashkepunim, duke theksuar se ndaj mafies e veprimtarive kriminale, do te zbatohet vetem ligji. Nderkohe qe u shpreh teper optimist, se PD ne koalicion me LSI-ne do te dale jo vetem ne zgjedhjet e pushtetit vendor 2011, por edhe ne ato 2013 apo 2024. "Jemi shume te kenaqur qe ne kete koalicion kemi nje parti, e cila perfaqeson interesat e verteta te elektoratit te majte. Te vendosur te ecim se bashku ne zgjedhjet e 2011, te ecim se bashku ne zgjedhjet e 2013, te ecim se bashku ne zgjedhjet e 2024. E kemi ne sekretin e suksesit, e kemi ne suksesin e vazhdimesise",-tha kreu i qeverise ne fjalen e mbajtur ne celjen e Kuvendit Kombetar te 9-te Partise Demokratike. Sipas kryeministrit Sali Berisha, celesi i suksesit te vazhdimesise, qendron ne pasion e perbashket per lirine, ne perkushtimin tone per lirine, per te garantuar lirite dhe te drejtat e qytetareve. Ai theksoi faktin se mazhoranca, eshte me e vendosur se kurre te zbatoje ligjin dhe te perdore te gjithe pushtetin qe i ka dhene sovrani ne zgjedhjet e 28 qershorit, per t'i dhene pergjigjen e merituar mafies. "Ne kete lufte, ne kete beteje, ne kete perpjeke, ne menyre absolute nuk ka dhe nuk do te kete as edhe tendencen me te vogel politike. Por ne qofte se mafia pushton rruget e kryeqytetit, po ne qofte se mafia gllaberon pronat publike ne zemer te Tiranes, ku eshte shteti, ku eshte ligji? Ligji dhe shteti, te dashur qytetare dhe qytetare, kane perfunduar ne shpellat e saj. Nuk do te tolerohet kurre me",-tha prere kryeministri. Ne kete kuader, ai u beri thirrje avokateve, te cilet cdo ore, cdo dite akuzojne qeverine, qe te provojne qofte edhe nje rast te vetem te veprimit te njeanshem. "A mund te faktoni qofte edhe nje rast te vetem, qe kjo qeveri, ka heshtur para gllaberimeve te qindra mijerave, mos miliona meter katror toke, troje publike ne zemer te Tiranes, ne brigjet me te bukura te vendit, apo ne qytete te tjera, atehere ju keshilloj se jeni avokate te pashpreseve. Harrojeni se ne do te pranonim nje kompromis, i cili eshte bere ne emer te interesave me madhore te vendit",-tha kreu i qeverise. Sipas tij, sot PD ne koalicion qeverises me Levizjen Socialiste per Integrim, ndihet e vendosur te jetesoje cdo dite, jo vetem programin e PD-se, por edhe te partnereve, qe kane aspirate integrimin e vendit. Ne kete kuader, kreu i qeverise tha se asgje tashme, nuk do te ndaloje vrapin ne ndertimin e Shqiperise, Evropiane. Por serish garantoi bashkepunim me opoziten. "Garantoj opoziten se do te kete respektin me te thelle ne misionin e saj dhe i ofroj frymen e bashkepunimit per reformat ne vend. Por s'do lejoj kurre qe nje grup bllokmenesh te mund te neperkembe lirine. I bej thirrje te heqin dore nga mentaliteti i eterve tuaj. Jemi gati per cdo beteje ne mbrojtje te votes se lire. Zgjedhjet e lira qe nxoren Shqiperine nga lista e zeze ne vendin me zgjedhje te ndershme", tha kreu i qeverise.

Qendrimi

Ne Kuvendin Kombetar te PD-se, kryetari i kesaj partie, njekohesisht kryeministri Sali Berisha, tha se mazhoranca eshte sot me e vendosur se kurre te zbatoje me vendosmeri ligjin, te perdore te gjithe pushtetin qe i dha sovrani ne zgjedhjet e 28 qershorit per t'i dhene pergjigjen me te merituar mafies.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›