Turizmi, si Shqiperia t'i trajtoje thesaret e saj
Shqiperia ka thesare te shumta kombetare me vlera te rendesishme dhe te pazevendesueshme qe ndikojne realisht ne thithjen e turisteve dhe ato duhet te ruhen por edhe te shfrytezohen, por edhe te mos demtohen, pasi jane nje pasuri jo vetem shqiptare por edhe nderkombetare. Kjo ishte nje nder konkluzionet e nxjerra nga Konferenca Nderkombetare "Shqiperia dhe Politikat e Zhvillimit te Turizmit", e cila mblodhi dje per disa ore ne mjediset e Universitetit Europian te Turizmit, ne Tirane, profesore te njohur nderkombetare, si dhe zyrtare shteterore shqiptare nga pushteti qendror e qeverisja vendore. Nga ana tjeter, te pranishmit shtruan pyetjen se cfare drejtimi perfundimtar do te marre turizmi ne Shqiperi, nese ai do te bazohet ne teknologjine me te fundit qe zhvillohet ne bote, pra nje turizem te tipit "Disneyland", apo te bazuar mbi vlerat kombetare te vendit. Prof. Dr. Salvatore Messina, tha ne fjalen e tij se per te bere turizem te qendrueshem nuk nevojiten vetem parate, por edhe burimet e duhura njerezore, per te cilat po investon ky universitet, i vetmi i llojit te tij ne vendin tone.
"Hoteli me i mire ne bote, ne vendin me te bukur ne bote, pa burimet e duhura njerezore nuk hyn ne pune", - ilustroi dr.Messina. Duke u perpjekur qe te nxise politikeberjen ne kete drejtim, dr. Messina tha se Shqiperia ka kulturen dhe natyren e volitshme, por mungojne ende disa politika qe duhen vene ne levizje, ne menyre qe te vleresohen keto faktore. Nderkaq, dr. Sebastiano Tussa, profesor prane Universitetit te Napolit, e vuri theksin tek arkeologjia, duke qene se ajo eshte fusha ne te cilen ai operon. Sipas tij, fatmiresisht, Shqiperia nuk ka pasur ate zhvillim kaotik te turizmit, si p.sh., Italia apo Greqia ne disa pjese te tyre, pasi kjo gje do te conte ne tjetersimin e zonave arkeologjike.
"Ceshtja eshte si t'i trajtoni keto thesare qe keni ne dispozicion, ne menyren e duhur, pasi kjo gje lidhet me identitetin tuaj dhe mund te coje ne pasurimin e vendit. Sfida per vitet ne vijim eshte sesi te vleresohen keto pasuri qe nuk jane thjesht shqiptare, por edhe nderkombetare; pa i demtuar ato. Ne kete drejtim, duhet percaktuar qarte se c'lloj turizmi do te zhvilloni; ate te tipit Disneyland, bazuar ne arritjet e fundit te teknologjise; apo ate bazuar ne identitetin kulturor te vendit tuaj", - theksoi dr.Tussa, duke rekomanduar njeherazi qe nje nga pasurite qe duhet "shfrytezuar" eshte deti Mesdhe, pasi lidhjet e ketij deti me boten turistike jane te pafundme. Arkeologu i njohur shpreh gjithashtu bindjen se ne Shqiperi duhet punuar ne menyre qe te arrihet nje turizem paksa i gjate ne kohe. "Kjo do te thote qe kur nje turist te vizitoje vendin tuaj, ai te kete mundesi te qendroje disa dite, ne menyre qe te njohe pasurite natyrore, kulturen dhe popullaten vendase", tha prof. Tussa, duke shtuar qe zonat arkeologjike duhen mirembajtur, pasi ne te kundert, eshte e kote qe synohet te behet turizem. Dr. Tussa perfundoi duke permendur se qeveria shqiptare dhe klasa politike ne pergjithesi e ka kuptuar rendesine e parqeve arkeologjike, duke qene se ne vendin tone ekzistojne 8 te tille.
Pjesemarrje e gjere
Nder profesoret qe moren fjalen ne kete konference per turizmin ne vendin tone, ishin prof. Ferrucio Brezolin, nga Universiteti i Venecias, dr. Francesco Redi, nga Projekti i Bashkimit Evropian, La Cultura Del Fare, prof. Riccardo Laudadio, nga Universiteti i Torinos, dr. Valeria Livigni, ishin Ilda Naco dhe Kliton Gerxhani, nga Albanian Tourism Association, Rezarta Hoxhollari nga Bashkia Fier, per projektin ne Apoloni "Shqiperia eshte Kulture" perfaqesues nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, etj.
Fokusi
Konferenca Nderkombetare kishte ne fokus ceshtjet e turizmit te qendrueshem ne vendin tone. Per kete arsye, ekspertet nderkombetare qe japin mesim jo vetem ne universitetet e Parisit, Londres, Romes, etj por edhe ne EUFT, dhane keshillat e tyre ne kete fushe, duke sugjeruar qe menaxhimi, marketingu dhe qeverisja, te nderthuren se bashku per zhvillimin e turizmit, shpallur si nje nga prioritet e qeverise shqiptare.