E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: PS te hyje ne Kuvend, po pengohet integrimi në BE

Ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani, deklaroi se bojkoti i Partise Socialiste demton vete partine dhe interesat e vendit per proceset integruese. Deklarata e tij u be dje gjate nje komunikimi per mediat nga qyteti i Korces, ku ndodhej per nje konference shkencore dhe ishte ftuar nga universiteti, ne nje aktivitet per mbrojtjen e Kushtetutes. Ai gjithashtu i beri thirrje deputeteve te grupit parlamentar socialist te kthehen ne Kuvend. "Partia Socialiste duhet te rikthehet ne Parlament, pasi forma e bojkotit qe opozita ka zgjedhur demton vete Partine Socialiste", eshte shprehur ish-presidenti. Duke u bere apel deputeteve socialist, Meidani vlereson se bojkoti behet pengese per integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj forcat politike duhet te gjejne konsensusin mes tyre. "Bojkoti i Partise Socialiste nuk demton vetem interesat e kesaj partie, bojkoti demton interesat e vendit dhe integrimin drejt Bashkimit Evropian. Pozita dhe opozita duhet te gjejne konsensusin ndermjet tyre, pasi vendi ka gjasa te shkoje drejt nje krize", ka deklaruar nga Korca, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Meidani i beri thirrje mazhorances te gjeje zgjidhjet per shmangien e krizes politike dhe nenvizoi se Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, duhet te nderhyje. "E mendoj normale hapjen e kutive. Shumica duhet te hape rruge. Nuk me pelqen te marr nje pozicion, por institucioni i Unitetit te Popullit e ka per detyre te shmange cdo lloj krize potenciale, per te mos e lejuar te kthehet ne krize reale", u shpreh anetari i grupit te Programit ne seline roze. Sipas tij, zgjidhja me e mire eshte mirekuptimi mes paleve, bazuar mbi vlerat dhe faktet. Ai sqaron se ne kete rast eshte zgjidhje teknike, por mund te jene edhe politike ashtu sic edhe juridike. "Nese te tria keto variante; teknike, politike dhe juridike nuk gjejne zgjidhje, kriza zberthehet deri ne gjirin e popullsise, c'ka e demton shoqerine shqiptare", u shpreh ish-presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani. Figura te larta te politikes shqiptare si dhe nderkombetaret, prej kohesh i kane bere apel Partise Socialiste qe te ndjekin rrugen parlamentare per te gjetur dialogun politik. Ndersa socialistet jane te vendosur ne rrugen e tyre te bojkotit, per te kerkuar keshtu deri ne fund hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›