Rama: Berisha, takohemi ne gjykate
Partia Socialiste nisi dje serine e protestave nga qyteti i Durresit, per hapjen e kutive te votimit. Ndryshe nga protestat e tjera qe jemi mesuar te shikojme, kete radhe kerkesa per hapjen e kutive u shoqerua edhe me ceshtjet ekonomike, shume te perfolura nga socialistet. Kryesocialisti Edi Rama, gjate fjales se tij, deklaroi se ne kete ngrice ekonomike qe ka zene peng vendin, qeveriset nga nje pushtet pa legjitimitet, qe permes parase te zeze synon te perjetesoje sundimin e vet mbi nje Shqiperi te derrmuar nga varferia, papunesia, injoranca, dhuna dhe korrupsioni. "Kjo Shqiperi nuk garanton as lirite me elementare te botes dhe barazine perpara votes, e cila pasi numerohet keq dhe shume keq per llogari te pushtetit te familjes i fshihet syrit te popullit njesoj si ne llumokracite e shpifura matane kufijve te Evropes, ne te cilen duam te integrohemi", deklaroi Rama. Sipas tij, kjo eshte nje beteje qe vazhdon, per liri te barabarta e te drejta te barabarta, pa te cilat nuk ka paqe, nuk ka zhvillim, nuk ka mireqenie. Ai theksoi se Sali Berisha e ka humbur te drejten per te qeverisur Shqiperine, jo vetem sepse ka grabitur votat, por sepse ka ndaluar hapjen e kutive te votimit, duke shkelur te drejten me elementare te popullit sovran per te pare voten e vet. Lideri socialist riperseriti qendrimin duke thene se "do te kerkojne me force, ne cdo shesh e ne cdo rruge te Shqiperise, largimin e Sali Berishes, perderisa kutite nuk hapen dhe nderkohe rruget e punesimit, rruget e zhvillimit, rrugen e mireqenies se shqiptareve mbyllen perdite". "Protesta jone do te behet prone e cdo shqiptari qe nuk e duron dot me kete shfaqje bajate llafesh per integrim dhe veprash per diskriminim, kudo ne cdo qytet dhe ne kryeqytet pa dyshim e ndare ne qindra pjese e pjeseza keshtu si sot, por edhe e bashkuar ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ku pas Vitit te Ri do te rikthehemi me te shumte dhe kembengules se sa ne 20 nentor", deklaroi lideri i partise me te madhe ne opozite. Rama i drejtoi thirrjen kundershtarit te tij politik, duke i thene se "Hap kutite ose largohu", eshte mesazhi i popullit opozitar per Sali Berishen, kryefjala e protestes se tyre, qe nuk ndalet pa shpetuar demokracine nga votat e vjedhura dhe nga kutite dhe rruget e mbyllura. "Nderkohe per shpifjet e perditshme ndaj opozites te etiketuar si mafioze, Sali Berishen e presin ne gjykate dhe prokurori, me dhjetera padi qe shtohen cdo dite. Le te behet nje here burre ky gojeperdale, qe ka 20 vjet qe e torturon kete vend dhe kete shoqeri me fjalorin e tij, me te sharat, shpifjet dhe genjeshtrat e tij dhe le te shkoje ne gjykate e prokurori", komentoi Edi Rama, akuzat e kryeministrit Berisha. Ndryshe nga protestat e tjera, ne kete tubim nuk ishin te pranishem aleatet e Partise Socialiste.
Bizhga: Ka 5 vjet qe Durresi "lengon" nga kjo qeveri e korruptuar
Deputeti i Partise Socialiste, Gazmir Bizhga, u shpreh se ka sot e 5 vjet e me shume qe qyteti bregdetar po "lengon" nga kjo qeveri e korruptuar. "Ka me shume sesa nje vit qe fermeret nuk mbjellin e korrin, se nuk ka kush t'i ndihmoje me naften e akcizen, e kjo qeveri nuk i mbrojti nga permbytjet e as nuk i kerkoi falje", u shpreh zyrtari socialist. Sipas tij, sot e gjithe ditet qe shkojne ne spitalet duhet te paguajne gjithe sherbimet, e nuk ka as gjilpera e jo mjekime me te medha. Ai tha se kjo ndodh sepse eshte nje qeveri e korruptuar ne krye.
Dako: "Shqiperia vendi me i prapambetur ne Evrope"
Kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako, deklaroi dje gjate fjales se mbajtur ne mitingun e radhes se opozites, se nga 1 janar, rrezikojne te humbin vendin e punes 250 persona ne bashkine qe ai drejton, nga politika e mbrapshte e kesaj qeverie. "Shqiperia, vendi me i prapambetur ne Evrope, eshte ende faqja e zeze e Evropes. Ne do te protestojme kudo. Nga 1 janari, si rrjedhim nga dhunimi i qeverise per pushtetin lokal, Bashkise Durres 30% me pak te ardhura, me pak investime ne shkolla dhe kopshte, 15 mije peme me pak, me pak sheshe clodhese", deklaroi Dako. Sipas tij, opozita eshte ne te drejten e tyre, sepse jane shumica dhe nuk kane frike ta vertetojne.
Klosi: "Qeveri s'degjon interesat e qytetareve, por Fazllicit"
Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se protesta masive tregon se rezultati i zgjedhjeve nuk pranohet. Ai i beri thirrje Berishes te hape kutite ose te largohet. "Nuk mundet te mos bashkojme zerin tone te protestes me te gjithe qytetaret durrsake, te cilet protestojne per ngritjen e TEC-it famekeq", theksoi Klosi. Sipas tij, duhet te bashkohet zeri me 400 biznese te Durresit, te cilet nga paaftesia e Berishes dhe Bodes po kalojne ne biznese te medha, duke i detyruar ata qe te ulin qepenat. "Eshte e pafalshme qe interesat e qytetareve te ketij qyteti te helmohen nga interesat e qeverise dhe te familjes, sepse kjo qeveri dhe Sali Berisha nuk degjojne interesat e qytetareve, por te Fazllicit", u shpreh zyrtari lart socialist.