E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim në fushën e riintegrimit të të kthyerve

Në qendër të bisedimeve mes tyre ishte nevoja e forcimit të bashkëpunimit të strukturave shqiptare me Organizatën, e cila shërben si Sekretariat për Procesin konsultativ të Budapestit (në të cilën janë anëtare 50 shtete europiane dhe euro-aziatike) dhe si organizatë zbatuese për procesin e ndërtimit të partneritetit për migrimin dhe të dialogut mbi migrimin tranzit mesdhetar.

Ministri u shpreh i hapur që bashkëpunimi  mes kësaj Qendre dhe institucioneve shqiptare të njohë një nivel tjetër bashkëpunimi, i cili do të bëhet i mundur me anëtarësimin e Shqipërisë në këtë Organizate. Ministri i Punës shprehu interesin e Ministrisë për realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat vijnë në përmbushje të objektivave të Qeverisë shqiptare si, menaxhimi i migracionit të punës, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe me të gjitha vendet e destinacionit, kryesisht vende të BE, mbështetjen e të rikthyerve me programe të posaçme riintegrimi dhe ofrimin e mbështetjes për viktimat e trafikimit veçanërisht gratë dhe fëmijët.

Sipas, Ministrit Ksera në kushtet e krizës ekonomike, kur lëvizjet e popullsisë pritet të jenë më intensive, është e nevojshëm ndërhyrja më energjike dhe e shpejtë nga të gjithë me programe kontrete që i vijnë në ndihmë jo vetëm emigrantëve, por edhe të kthyerve. Drejtori Widermann, në emër të ICMPD, u shpreh i gatshëm të mbështesë Shqipërinë dhe institucionet përgjegjëse për të realizuar objektivat strategjikë në fushën e migrimit, riintegrimit të të kthyerve, menaxhimit të kufijve, etj. në kuadër të integrimit evropian. Z.Widermann solli eksperiencën pozitive të bashkëpunimit me vendet e Rajonit anëtare të Organizatës, veçanërisht në fushën e menaxhimit të migracionit.

“I suksesshëm ka qenë projekti i zbatuar në Kosovë, bëri me dije Widermann, nëpërmjet të cilit kemi realizuar mbështetjen e të rikthyerve duke u siguruar integrimin ne tregun e punës”. Qëllimi i vizitës së z. Widermann në Shqipëri është takimi me autoritetet më të larta të institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë me të cilët bashkëpunon ICMPD-ja. /Start/

                                                                                             2011-11-11 16:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›