E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 janarit, arrestohet në Romë skafisti

Atëbotë, 21 persona gjetën vdekjen teksa po tentonin të shkonin ilegalisht në fqinjin tonë perëndimor.

Në pranga ra shtetasi Altin Belulaj, 31-vjeç, lindur në Vlorë. Shqiptare kishte paraqitur dokumente të rreme për të qëndruar në Italia. Ai është dënuar në Shqipëri me 20 vite burg për ngjarjen tragjike të 7 viteve më parë.

Një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarja është arrestuar në vitin 2007, në Toksanë. Nami Hykaj është dënuar me 25 vite burgim në Shqipëri. Ata u kishin marrë klandestinëve nga 1500 euro për t’i çuar në Itali.

Mbrëmjen e 9 janarit të vitit 2004, 28 persona nga zona të thella të Shkodrës kishin marrë udhën për të shkuar në Itali me skaf. Por përpjekja e tyre qe tragjike, pasi që të gjithë humbën jetën në det për shkak të një stuhie.

Në atë kohë, kryeministër ishte Fatos Nano, i cili ndodhej për një vizitë në Greqi. Forcat e ndërhyrjes u akuzuan se nuk ndihmuan në kohë për të shpëtuar personat që po mbyteshin.

                                                                                             2011-11-11 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›