Bashkëpunim policor Spanjë-Shqipëri
Gjatë takimit të zhvilluar me autoritetet e larta policore të të dy vendeve e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet strukturave policore Shqiptare dhe Spanjolle si mjaft rezultativ, si dhe ranë dakord për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.Po ashtu në fokus të këtij takimi dhe të bisedës së zhvilluar ishte dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimit të informacionit ndërmjet ekspertëve policorë të të dy vendeve, si faktor mjaft i rëndësishëm në goditjen e eksponentëve të krimit. Ndërkohë bazuar në marrëveshjen e përbashkët, tashmë të ratifikuar, për bashkëpunimin ndërmjet palëve për luftën kundër krimit të organizuar, Kuliçaj dhe Lopez ranë dakord për hartimin dhe vënien në zbatim të një plani veprimi të përbashkët ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve për goditjen e krimit të organizuar. Dy zyrtarër e rendit shprehën bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit policor si në nivel ekspertësh, ashtu dhe në nivel operacional do ti shërbejë më së miri strukturave policore të të dy vendeve për rritjen e mëtejshme të efikasitetit në goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.