Viti i Ri, do të bllokohet sheshi “Skënderbej”
Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike dhe garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti kulturor. Policia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e Sheshit “Skëndërbej” më datë 31 dhjetor 2009, duke filluar nga ora 19.00 deri më 02.00 të datës 01.01.2010.