E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot i ngrohtë gjatë ndërrimit të viteve

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteo-Alb, dita e sotme në vendin tonë do të shoqërohet nga temperaturat e larta dhe moti i ngrohtë, ndërsa parashikohet që ditët e para të Vitit 2010 temperaturat të ulen me disa gradë, ndërsa  në zonat veriore parashikohet zbritja e tyre nën zero gradë.Të dhënat e sotme nga Shërbimi Meteo-Alb informojnë që mbrëmja e 31 dhjetorit do të karakterizohet nga  temperaturat e larta. Edhe 1 janari, dita e parë e vitit të ri, pritet të ketë të njëjtat vlera, ndërsa nga 2 janari e në vijim meterologët njoftojnë për rënie temperaturash, vranësira të ndërrueshme e kthjellime. Sipas tyre, pas datës 2 dhe gjithë java e parë e vitit të ri pritet të shoqërohet nga vranësirat, shirat dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore, pasi temperaturat do të zbresin nën zero gradë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›