Bashkëpunim të Japonisë, znj. Sadako Ogata

Kryeministri Berisha zhvilloi sot paradite në Davos një takim me Presidenten e Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë, znj. Sadako Ogata. Kryeministri Berisha i shprehu znj. Ogata falenderimet dhe mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që gjithë këto vite ka gjetur tek qeveria japoneze veçanërisht në fushat themelore për zhvillimin e vendit.
Zonja Ogata shprehu vendosmërinë e Agjencinë që ajo kryeson se ky bashkëpunim me qeverinë shqiptare për projekte shumë të rëndësishme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryeministri Berisha theksoi se janë të shumta fushat ku ka potenciale bashkëpunimi dhe nevojë për ndihmë financiare konkrete nga Agjencia veçanërisht në bujqësi, në ujësjellësa dhe në infrastrukturë. Kryeministri Berisha e njohu znj. Ogata me faktin se 30 % e buxhetit është destinuar për infrastrukturën, meqenëse Shqipëria ka trashëguar një infrastrukturë shumë të dobët. Në këtë kontekst Kryeministri e vuri theksin veçanërisht në projektin e qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës në zonat rurale, me ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe ujësjellësve në këto zona duke u dhënë prioritet atyre zonave ku jeton një pjesë shumë e madhe e popullsisë shqiptare.
Kryeministri tha më tej se nëpërmjet projektit të Bankës Botërore po zhvillohet rrjeti rrugor rural duke shtuar se qeveria shqiptare do t`i ishte mjaft mirënjohëse Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë për çdo ndihmë financiare konkrete, por dhe asistencë dhe ekspertizë në këtë projekt që është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.
Duke e vënë theksin në bashkëpunimin e ngushtë të Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë me Bankën Botërore , Znj. Ogata tha se projekti i rrugëve rurake është një projekt shumë i rëndësishëm duke siguruar se ndihma financiare dhe me ekspertizë nga Agjencia e drejtuar prej saj do të jetë e padiskutueshme.
Presidententja e Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë tha se do të bashkëpunohet ngushtë me Fondin Shqiptar për Zhvillimin Rural në kuadër të zhvillimit të projektit të rrugëve rurale.
Znj. Ogata u shpreh mjaft optimiste se kjo ndihmë publike do t`i hapë rrugën shumë investimeve private nga kompani private japoneze në Shqipëri, të cilat kanë shprehur interes dhe po i afrohen tregut shqiptar.
Presidententja e Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë shprehu vlerësimin maksimal dhe kënaqësinë e saj të madhe se Shqipëria po ndryshon dhe gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur dhe kjo falë reformave dhe vendosmërisë së qeverisë shqiptare për të ndryshuar Shqipërinë.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen Agjencisë japoneze në fushën e bujqësisë, në ndërtimin e ujësjellësave dhe fusha të tjera.
Kryeministri Berisha e cilësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin me qeverinë japoneze veçanërisht në trajnimin e specialistëve të lartë të administratës shqiptare në fusha të ndryshme në Japoni. Znj. Ogata tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe se kjo agjenci do t`u ofrojë trajnime disa grupeve me specialistë shqiptarë në fushën e mjekësisë, inxhinierisë, elektronikës, menaxhimit të biznesit etj.
Presidententja e Agjencisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Japonisë u shpreh se i njihte shumë mirë potencialet e mëdha që ofron Shqipëria dhe se së shpejti do t`i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar vizituar vendin tonë.
...