E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkëpunimi Shqipëri – Mali i Zi, burim i jashtëzakonshëm ekoturistik

FESTA ishte edhe vendi i shumë pikëtakimeve dhe diskutimeve të projekteve të ardhshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Siç njofton ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro gjatë takimit me Goran Durovic, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi, u bisedua konkretisht  për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Ai nis me një event promovues në Mal të Zi, por edhe maksimizimin e potencialit që na vjen nga zonat e mbrojtura që bashkëmenaxhojmë, si Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës, një burim i jashtëzakonshëm ekoturistik, shkruan zonja Kumbaro në rrjetet sociale.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›