E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri – Bullgari bashkëpunim në fushën e turizmit

“Shqipëria po kthehet në destinacion për pushuesit bullgarë”. Deklarata vjen nga Ilin Dimitrov, Ministër i Turizmit i Bullgarisë i cili u prit nga ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro. 

Zoti Dimitrov i cili ishte ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit #FESTA, gjatë takimit shprehu sinergjinë e duhur për të vendosur bashkëpunime intensive në shërbim të shtimit të flukseve turistike nga Bullgaria dhe eventeve dedikuar turoperatorëve, shkruajti zonja Kumbaro në rrjetet sociale.

Së shpejti zonja Kumbaro do të vizitojë Sofjen, ku do të mbahet mbahet takimi i Komisionit Europian për Organizatën Botërore të Turizmit.

Shqipëria është kandidate për t’u bërë pjesë e Këshillit Ekzekutiv.

/ rtsh. al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›