E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Kete vit rritja ekonomike 4-5 per qind

22/09/2010Kryeministri i Shqiperise interviste per agjencine Reuters

Nju Jork - Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka thene dje se kete vit pret nje rritje ekonomike ne nivelin e 4-5 per qind perafersisht dyfishi i asaj cka parashikon Fondi Monetar Nderkombetar. Berisha ka thene per Reuters gjate takimit te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara se rritja ekonomike do te jete e forte pasi frika nga impakti i krizes financiare greke nuk ka prekur te ardhurat. GDP do te jete dicka rreth 4-5 per qind mendoj une tha Berisha ne nje interviste duke nenvizuar se te ardhurat nga buxheti jane drejt 99.6 per qind te pritshmerise. Ai parashikoi nje deficit buxhetor rreth 3.2 per qind per vitin 2010 nderkohe qe te ardhurat po shkojne 13 per qind me shume se viti i meparshem.

Ne muajin korrik FMN-ja parashikoi qe rritja ekonomike do te jete dikur tek 2.6 per qind nderkohe qe ne muajin prill kishte parashikuar 2.3 per qind. Ne ate kohe FMN-ja kerkoi te behej kujdes se kerkesat e partnereve ekonomike ne Shqiperi dhe kujdesi per brishtesi dhe riskun ne funksion te sistemit global financiar qe e detyroi Shqiperine kete muaj te anuloje 400 milione eurobondin e saj do te zgjase edhe per disa kohe.

Euro apo Dollare

Kryeministri Berisha tha se qeveria ende po debaton nese te emetoje bondet e saj ne euro apo dollare. Ngadalesimi vjen nga situata e euros thote ai. Duket se situata po rigjallerohet disi. Cfare ndodhi me situaten e borxhit grek ka nje tendence rigjallerimi por ne rast se borxhet e ekonomive te euro zones do te shnderrohen ne nje ceshtje shume serioze shanset per te marre para ne tregjet euro mendoj se nuk do te jene as te favorshme shtoi Berisha.

Shenjat nga kriza e borxheve greke e cila shokoi tregjet financiare ne gjysmen e pare te ketij viti ende nuk jane sheruar dhe perspektiva per rritje ekonomike mbetet e ngrysur nisur nga rreptesia e masave te adaptuara nga qeverite per te frenuar shpenzimet.

Shqiperia kerkon te marre 300 deri 500 milione euro per te paguar 11 per qind te 200 milione euro kredi nga kreditoret private.

Viti i kaluar ishte nje periudhe shume e veshtire. Sidoqofte ne jemi nder vendet e pakta qe moren kredi tha ai.

Berisha tha se do te donte te kete te ardhura nga eurobondet deri ne 7 per qind por nese do te jete 7 per qind ose jo une nuk mund ta them.

Ne masen 7 per qind eurobondet e pritshme te Shqiperise do te jene me ulet se eurobondet e pranuara nga Mali i Zi me 7 shtator.

Prioriteti kryesor per parate kesh ka te beje me vazhdimin e ndertimit te infrastruktures rruge ujesjellesa dhe impiante te tjera energjetike.

Ne ende nuk po ndryshojme shpenzimet qe i ulem. Ne po vazhdojme me uljen e shpenzimeve. Ndoshta borxhi do te jete 1 per qind me i ulet nga cmenduam ne tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›