Bashkepunimi dhe bashkejetesa ne fshatin Recice e Vogel te Tetoves

Ky manastir i ndertuar ne shekullin e XIII mbi themelet e nje kishe te shekullit VI paraqet nje prej objekteve me te rendesishme kulturore ne kete rajon. Pas demtimeve ne vitin 2001 ne mesin e popullates shumice shqiptare ne kete rajon ka pasur mosmarreveshje te shumta lidhur me rindertimin dhe meremetimin e manastirit. Tani eshte krijuar nje atmosfere e re e cila mundesoi fillimin e punimeve ne meremetimin e ketij objekti fetar e kulturor.
Lidhur me atmosferen e koheve te fundit per Deutsche Wellen flasin anetaret e Keshillit iniciues per ndertimin e ketij objekti fetar Nikolla Jovanovski Budimir Apostollovski dhe Mirce Kuzmanovski banore te Tetoves. Ne mase te madhe na ka ndihmuar edhe popullata lokale shqiptare e cila po ashtu eshte e interesuar per meremetimin e ketij objekti fetar dhe per funksionimin e tij. Qe ai te kthehet ne nje gjendje sic ishte ne vitin 2001.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Keshilli iniciues per ndertimin e ketij objekti fetar
Ishte kenaqesi e madhe te shikosh se si atje kemi pasur mbeshtetjen edhe te popullates jo maqedonase. Keto momente na japin shprese dhe guxim per ndetimin e shpejte thote Nikolla Jovanovski.
Shume na ka ndihmuar edhe muftiu dhe perfaqesuesit e Bashkesise Fetare Islame ne rajonin e Tetoves. Muftiu i ka ftuar hoxhallaret e nente xhamive nga Recica e Vogel dhe Recica e Madhe dhe u ka thene se ai mbeshtet rindertimin dhe meremetimin e kompleksit te manastirit. Kjo ishte garanci e mire qe atje nuk do te kemi probleme thote Budimir Apostollovski.
Ne presim me padurim meremetimin e kishes dhe vazhdimin e tradites se festimit te te gjitha festave ne kishen shen Gjergjit ne Recice te Vogel. shte krijuar edhe nje vetedije e re se kemi nevoje per nje mirekuptim nderfetar dhe nderetnik tregon Mirce Kuzmanovski.
Si ndodhi ky ndryshim i madh
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Servet Ceka kryetar i komunes Recice e Vogel
Kesaj pyetjeje pergjigjet Servet Reka kryetar i zyres se vendit ne Recice te Vogel si dhe Alajdin Hivziu banor i ketij fshati. Koha ka bere qe te krijohet nje domosdoshmeri e mirekuptimit dhe bashkepunimit nderetnik dhe nderfetar thone te dy ata.
Ne shqiptaret i kemi ofruar doren e bashkepunimit te gjitha kombeve qe jetojne jo vetem ne Tetove por edhe ne tere Maqedonine.
Shqiptaret jane nje komb me tri fe. Prandaj per ne nuk paraqet fare problem rindertimi i kesaj kishe. Maqedonasit edhe me pare kane shkuar ne manifestimet e tyre fetare ne manastirin ne Recice te Vogel dhe rreth kesaj ceshtje nuk ka pasur kurre ndonje problem. Une nuk shoh ndonje arsye pse duhet te kete problem rreth kesaj ceshtje. Shqiptaret nuk kane qene kurre kunder shtepive te Zotit dhe nuk shoh asnje shkak pse te jene kunder kishes ne Recice te Vogel sepse ajo dikur ka qene kishe e shqiptareve. Tani askush nuk ka asgje kunder rindertimit dhe rregullimit te saj. Perkundrazi edhe shqiptaret me pas mund te vijne ne ndonje prej lutjeve qe organizohen atje. Ne angazhohemi per mirekuptim dypalesh fetar. Pasi qe maqedonasit duan te rindertojne kishen e tyre ne Recice te Vogel per te cilen thone se eshte e tyre edhe ata duhet te ndihmojne myslimanet te ndertojne xhamine e tyre ne Prilep.
Pritet qe ky manastir te rindertohet deri ne kohen e festimit te kremtimit te festes shen Gjergjit kur besimtaret shpresojne te kthehen ne kishen e tyre. Shen Gjergji eshte nje shembull i mire per relaksimin dhe permiresimin e raporteve mes bashkesive etnike dhe fetare ne kete pjese te Maqedonise.
Autor Sveto Toevski/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica