E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polifonia ne vemendjen e te huajve

Polifonia labe me vlerat e saj ka tërhequr së fundi edhe vëmendjen e studjuesve të huaj duke sjellë në Gjirokastër një grup muzikologësh grekë të cilët kishin si objetiv gjetjen e rrënjëve të polfionisë dhe evidentimin e vlerave të saj.Kostas Moskos muzikolog dhe drejtor i institutit të muzikologjisë dhe  akustikës në athinë e vlerësoi polifoninë labe si madhështore, të  rrallë dhe  të papërsëritshme.

"Polifonia që në jug këndohet mrekullisht mbart vlera të mëdha kulturore dhe artistike, polifonia është sa e dhimbshme aq edhe madhështore, sa e dhimbshme aq edhe optimiste. Polifonia juaj ka shumë ngjashmëri edhe me polifoninë që këndohet në fshtrat grekë  në kufi me Gjirokastrën", tha Kostas Moskos.Dr.Ins.Muzikologjisë dhe Akustikës në Athinë. Studiuesit grekë vlerësuan lartë edhe arkitekturën e qytetit të gurtë duke e klasifikuar atë si të rrallë dhe nga më të vecantat në Europë.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›