Agjenture roze
Nje histori dashurie vezulluese nga jashte por e zbrazet brenda. Skena aksioni pa tension. shte Turisti i Donnersmarck deri me 10 janar ne ekranin e madh
Turisti The Tourist 2010 filmi i regjisorit Florian Henckel-Von Donnersmarck qe erdhi ne Millenium ne vigjilje te Krishtlindjes dy jave pas premieres amerikane vazhdon te shfaqet ne kinema deri me 10 janar.
Per kete thriller-dramatik te realizuar me nje buxhet 100 milion dollaresh Donnersmarck ka zgjedhur nje ekip te njohur aktoresh. Ne role protagoniste Angelina Jolie dhe Johnny Deep. Edhe ne role jo me shume peshe shohim emra te njohur te kinemase italiane Christian De Sica ne rolin e kolonel Lombardos dhe Raul Bova ne rolin e kontit Filipo.
Eliza Uard ne rol Jolie eshte agjente e Sherbimit Policor Metropolitan te Londres e angazhuar ne nje operacion per pastrimin e parave. Imazhin profesional te Elizes e ka demtuar nje lidhje dashurie qe ajo ka pasur me Aleksander Pirsin i kerkuar nga policia londineze pasi i ka grabitur 744 milion paund gangsterit Rexhinald Sho ne rol Steven Berkoff. Gruaja qe prej dy vitesh i ka shkeputur lidhjet me grabitesin ndermerr nje aventure. Vendos te takohet ne fshehtesi me Aleksander Pirsin ne Venecia.
Per te realizuar kete takim qe survejohet ne cdo sekonde nga policia londineze - sidomos nga inspektori Xhon ne rol Paul Bettany - Eliza duhet te realizoje nje plan te fshehte dhe misterioz. Te fshehe nga policia gjurmet e Pirsit duke u shoqeruar me nje tjeter njeri Frenk Tupelon ne rol Johnny Deep nje mesues matematike amerikan. Nga e gjithe historia e filmit shikuesin e mban te mberthyer vetem misteri qe rrethon te kaluaren e Elizes me Pirsin.
Ky i fundit nuk shfaqet deri ne finalen e filmit. Te dukshme jane vetem njoftimet qe i le ai kudo letrat e befta ne kafene kartolinat dhe ftesat per ballo dhuratat e cmuara neper suitat luksoze te hoteleve.
Shikuesin e intrigon mosshfaqja per me shume se 1 ore e 30 minuta e ketij personazhi dhe dyshon per Frenk Tupelon. fare e lidh ate me Pirsin Per kete pergjigje shikuesit i duhet te prese finalen.
Vec kesaj pjese te historise te ndertuar me inteligjence linjat e tjera ne filmit jane te vaketa ashtu si dhe linja e dashurise ndermjet Elizes dhe Frenkut. Me gjithe dekorin e veshur me luks darkat e kendshme nen driten e qirinjve buze ujit ku shijohen frutat e detit netet e kaluara ne suitat e shkelqimit italian shetitjet me jaht me perendim e diellit ne sfond e te tjera e te tjera...
Po ashtu skenat e aksionit kur policia survejon hap pas kapi grabitesin skenat e kercenimeve gangstereve qe qarkullojne milionat kalojne pa u ndjere. Shikuesi pret ne keto skena nje Elize Jolie finoke me intuite. Ajo eshte vetem nje grua provokuese me sharm e veshur me elegance. Personazhi i Depp-it gjate gjithe filmit ruan te njejten linje. Shohim nje mesues matematike te perhumbur sikur ka ardhur nga nje planet tjeter qe ne fillim eshte interesant me natyren e tij komike por shpejt behet i merzitshem.
Ndoshta per faktin se regjisori e ka vene theksin te sjelljet klishe te nje turisti amerikan qe nuk ambientohet lehte ne nje vend te huaj aq me pak mesdhetar sic eshte Italia.
Me Turistin jo vetem aktoret por edhe regjisori Donnersmarck fitues i cmimit Oscar me 2007 me filmin Jeta e te tjereve The Lives of the Others nuk dhane ate qe pritej.
Muaji i startit ne Millenium
Turisti e le kinema Millenium me 10 janar. Pas tij e zene vendin te tjera premiera amerikane prodhime te 2010-es dhe nje film evropian. Me 11 janar fillon shfaqja e komedise Little Fockers e regjisorit Paul Weitz me protagoniste Ben Stiller Teri Polo dhe Robert De Niro.
Me 21 Janar vjen filmi aksion Unstoppable i Tony Scott-it. Ne shkurt ka nje largim nga kinemaja amerikane per nje prodhim norvegjez Fair Game i Doug Liman shfaqet ne diten e pare te muajit. Me 14 shkurt vijme serish te zhanri i preferuar i frekuentuese te Milleniumit. Behet fjale per komedine Love and other drugs me regji te Edward Zwick.
Me 22 shfaqet thrilleri-dramatik i Darren Aronofsky-it Black Swan. Muaji pritet te mbyllet me Burlesque me regji te Steve Antin nje mjuzikell dramatik. Interpretojne kengetaret Cher Christina Aguilera dhe Alan Cumming. Nuk eshte percaktuar data e sakte e shfaqjes.